showbiz

“Ma respekto fjalën”/ Brikena i vendos kufij Mateos pasi tentoi t’i rrëmbente puthjen

Pas momentit kur Mateo tentoi t’i rrëmbente një puthje Brikenës, dyshja u panë më vonë në oborrin e Big Brother VIP Albania duke sqaruar situatën mes tyre.

Mateo e pyeti: “Pse u mërzite aq shumë?”

Të lidhura

None found

Ndërsa Brikena iu përgjigj: “Dua të të lë ty të flasësh, në qoftë se ke ndonjë gjë, pastaj flas unë.”

Gjatë bisedës, Mateo u shpreh për afrimitetin që kanë pasur gjithmonë: “Duke parë afrimitetin që kemi pasur përherë, që përqafohemi, puthemi, më lejon të të përkëdhel gjatë gjithë kohës, edhe këtu kur po kërcenim, ato lojërat që bëjmë bashkë, ti më shtyn, më tërheq, më puth njëherë në qafë, më puth për së dyti, kur më kap me dy duar gjoja do të më puthje në buzë, më puth në hundë, edhe unë kur të shoh në sy dalloj që puthjen e do, por se merr guximin. Normal do ta bëj guximin unë, të bëj këtë hap. Nuk mendoj që kam bërë ndonjë gjë të keqe.”

Brikena theksoi respektin ndaj kufijve të saj: “Atëherë, unë gjithmonë ta kam thënë një fjalë, ma respekto fjalën dhe ti e di shumë sa herë ka rënë tema e puthjes, edhe kur e kemi parë Gimbon që ia ka rrëmbyer puthjen Selinit, të kam thënë Mateo me mua mos guxo të rrëmbeheshe.”

Pas këtij momenti, familja e Brikenës reagoi duke thënë se nuk është dramë, por një reagim normal. Megjithatë, situata ka nxitur reagime të shumta nga publiku, ku disa shikues e cilësuan Brikenën si “mashtruese”, “falso” dhe “manipuluese”, duke diskutuar për marrëdhënien e mundshme mes saj dhe Mateo.

Tags: Brikenamateo

të fundit

Berisha u bën thirrje qytetarëve të mbështesin studentët: Nesër në orën 10:00, të gjithë para universitetit, deri në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar shqiptarëve me një videomesazh, në të cilin ka bërë thirrje për…

12 minutes ago

Tifozët zgjedhin më të mirin e historisë, Messi dhe Ronaldo në garë për çmimin B.O.A.T

Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin…

13 minutes ago

Salah i përgjigjet me “35%” presidentit të Besiktasit pas fitores së Trabzonsporit

Mohamed Salah ka thumbuar presidentin e Besiktasit, Serdal Adali, pas fitores së Trabzonsporit me rezultat 2-0 ndaj skuadrës nga Stambolli,…

14 minutes ago

Egzon Shaltit i shqiptohen 25 vjet burg për vrasjen e Auron Ferizit në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan shpalli aktgjykim dënues ndaj Egzon Shaltin i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit, më 8 nëntor…

20 minutes ago

Ditmir Bushati mbështet protestuesit: Të rinjtë po kërkojnë një Shqipëri të re

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe…

25 minutes ago

Irma Libohova dënon dhunën ndaj protestuesve: “Larg duart nga studentët! IKNI!”

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit…

26 minutes ago