Fansat e Kylie Jenner janë bindur se ajo është e fejuar me Timothee Chalamet, pas paraqitjes së tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq në ceremoninë David di Donatello në Romë.
Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një nga vathët e saj ekstravagantë nga Schiaparelli: një dorë e artë që mbante një unazë diamanti – gjë që shumë fansa e interpretuan si një sinjal të fshehur fejesë.
“A është kjo një shenjë që është fejuar?” shkroi një përdorues në Reddit, duke nxitur spekulime të shumta online, shkruan DailyMail.
Edhe pse Kylie mbante një unazë të madhe me diamant në dorën e saj, ajo ishte vendosur në gishtin e vogël, jo në atë të fejesës. Ndërkohë, veshi tjetër kishte një aksesor të ndryshëm, me një perlë, duke shtuar më shumë mister.
Çifti, që ka qenë bashkë që nga viti 2023, u shfaq shumë i afërt në tapetin e kuq. Kylie veshi një fustan të zi elegant nga Ferragamo, ndërsa Timothee shkëlqeu me një kostum kadifeje të zezë, duke u nderuar me një çmim special për karrierën.
Pak ditë më parë, u fol se ata mund të debutonin në Met Gala, por burime pranë çiftit thanë se vendosën ta shmangnin zhurmën mediatike dhe të shijonin natën sipas mënyrës së tyre – Timothee zgjodhi të ndiqte ndeshjen Knicks-Celtics me miqtë e tij.