Këngëtarja Greta Koçi ka pohuar prej kohësh tashmë se është martuar dhe ka një jetë të re në Vjenë. Ajo ka rrëfyer disa herë se është shumë e lumtur dhe se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.
Së fundmi këngëtarja iu ka dedikuar pak kohë ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke iu dhënë mundësinë që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet.
E ndër këto pyetje nuk kishin si të mungonin ato mbi partnerin e saj, të cilin nuk pranon ta prezantojë me publikun.
“Pse nuk na e trego burrin, a e ke yll si vetja?”-e pyet një ndjekës\e Gretën.
Me shumë sportivitet këngëtarja iu përgjigj këtij kurioziteti të fansave të saj, duke u shprehur që ka një partner po aq të mirë sa vetja.
“Për ta treguar se tregoj, por që e kam yll e pranoj.”
Kujtojmë që disa muaj më parë para se të bëhej nënë, Greta Koçi provoi ndjesinë e të bërit teze. Eni solli në jetë vajzën e saj, Adean dhe nuk kishte njeri më të lumtur se teze Greta. Epo kot nuk thonë tezja është në vend të nënës.
“Nuk e kisha besuar kurrë që do ndjeja kaq shumë emocione. Zemra më doli nga vendi nga lumturia. E dua Adean aq shumë sa nuk gjej dot fjalë ta shpreh dashurinë që kam për të…Faleminderit Zotit dhe faleminderit Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj që ma mbushët shpirtin plot,”-shkruante më herët këngëtarja.