A e bëri vërtetë kastile? Profesori i jogës flet pasi u bë fenomen në rrjet (VIDEO)

Nëse ju themi Klodian Murati ndoshta nuk ju vjen asgjë në mendje, por nëse dëgjoni “Unë këtë e bëra kastile”? Patjetër që ju kujtua fenomeni i momentit në rrjetet sociale.

Klodiani, ishte i ftuar te Rudina e ndërsa praktikonte një ushtrim të jogës u rrëzua dhe pas rrëzimit pohoi se “unë këtë e bëra kastile”.

Vërtetë ra kastile Klodiani?

“Kush e ka parë emisionin live e ka parë që unë para se ta bëja këtë ushtrim e parapriva dhe thash që këtë gjë e kam të lidhur me filozofinë e jetës. Pra unë u rrëzova, e bëra kastile për t’i treguar njerëzve që edhe nëse rrëzohesh nuk duhet të dorëzohesh, por të ringrihesh edhe të tentosh. E bëra për të treguar se në jetë nuk ka dështim, ka vetëm rezultate. Në qëndrimin e dytë pastaj nuk u rrëzova. Kishte disa që thonin ‘ti e vendose dorën të kërbishtja’. Mua thjesht më ra mikrofoni dhe kur e pash videon dukej sikur kisha vendosur dorën tek kërbishtja sepse isha dëmtuar por që jo nuk ishte kështu”, është shprehur ai në Live from Tirana.