A do të jetë Joz Marku opinionist në BBVA Fan Club? Reagimi i tij live ngre pikëpyetje

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother VIP Albania Fan Club. Mirëpo, vetë ai ka zgjedhur të sqarojë situatën gjatë një telefonate live në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u vendos përballë pyetjes së drejtpërdrejtë.

Në vend të një po-je të prerë, Joz Marku dha një përgjigje që vetëm sa shtoi më shumë kuriozitetin rreth rolit të tij në Fan Club:

“Urime dhe suksese për kolegen. Edhe jam edhe s’jam. Akoma nuk kam firmos ndonjë kontratë, më mirë pyetni Franceskën,”- tha ai, duke iu referuar Franceska Muratit, e cila tashmë është konfirmuar si opinioniste e programit.

Deklarata e tij la të nënkuptohet se bisedimet mund të jenë në zhvillim, por asgjë nuk është finalizuar zyrtarisht. Ndërkohë, fansat në rrjetet sociale kanë nisur të spekulojnë se formati mund të sjellë këtë vit një panel më të fortë dhe më dinamik, duke kombinuar opinionistë me eksperienca dhe karaktere të ndryshme.

Me nisjen e BBVA që po afron me shpejtësi, publiku mbetet në ankth për të mësuar se kush do të plotësojë panelin e opinionistëve në Fan Club. Ndërsa Franceska është tashmë e konfirmuar, statusi i Joz Markut mbetet pezull duke e bërë akoma më intriguese pritjen e njoftimeve zyrtare nga produksioni.


Shtuar 9.12.2025 23:35