A do ta vazhdojë miqësinë me Kiarën dhe Luizin? Përgjigjet Efi Dhedhes
Pas mbarimit të finales së madhe, Efi Dhedhes dha një intervistë për “Shqipëria Live”, ku tregoi se si ndihej që doli vendi i tretë dhe a e priste që Kristi të ishte kokë më kokë me Luizin.
Mendoje se do eleminoheshe para Kristit?
Jo nuk e prisja po çfarë rëndësie ka, njerëzit e dinë kush jam unë dhe kush është Kristi. Nuk e prisja që Kristi të ishte kokë më kokë me Luizin…
Me kë do vazhdosh miqësi jashtë?
Do ti shikoj pak nga pak, me Luizin normal me Kiarën do flasim pak, por e kam xhan dhe me gjithatë ti shofim, ngelet për t’u parë jashtë.