50 mijë euro fustani i Arbana Osmanit? Biznesmeni zbulon incidentin nga dasma në Toskanë

Armand Peza i ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar disa detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të cilën e konsideron si përrallore.

Armandi tha se fustani që Arbana veshi në dasmën e saj ishte dhuratë nga ai dhe bashkëshortja e tij Marcela, pasi ishte gjëja më e mirë që ata mund ti jepnin. Ai nuk tregoi se sa ky fustan ka kushtuar, por tha se do mbetet një kujtim i bukur.

“50 mijë euro dhe dhuratë? Të mos merremi me vlerat por me xhestet. Unë Arbanën e kam njohur në disa etapa të jetës së vetë sepse kemi punuar në Big Brother-in e parë. Aty ka qenë njohja e parë. Krijohet një lloj miqësie. Arbana frekuenton më shumë Marcelën se sa mua sigurisht. Nuk do kishte kuptim nëse unë do t’i çoja një vazo dhe ëhstë apo nuk është në shijet e saja. Menduam që veshja e nusërisë do ishte një kujtim i bukur. Dhe atë që shpresojmë ne ta bëjë vajza jonë me veshjen e Marcelës, ta bëjë dhe Zoi me veshjen e Arbanës, pra të veshë të njëjtin fustan kur të martohet, apo të marrë një copëz dhe të krijojë traditën e familjes.

Për shifrat pastaj, është gjithmonë online i hapur. Çmimet fillojnë nga 1 mijë euro, shkojnë deri në 120 mijë euro. Ne jemi diku nga mesi po këtej poshtë.”- tha Armandi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S’e Luan Topi (@seluantopi)

Sipas tij çdo gjë shkoi perfekt në dasmë, përveç një incidenti gjatë hyrjes së Arbanës në altar, gjë që e nervozoi pa masë.

“Më pëlqeu dashuria mes tyre. Mënyra se si Edi mundohej të kuronte çdo gjë në detaj edhe kur ishte në altar. Bile të them një gjë që më vrau syri, do mërzitet Edi po ta them. Ishte një moment, ka një portë aty, e keni parasysh atë filmin “Gladiatori”, kur hapen ato portat që kalon mes grurit, ajo pamje të përsëritet edhe një herë para syve, por me një tjetër stil, jo me grurin e zverdhur por gjysmë të zverdhur. Në një moment t’i shikon ato rrugët infiniti që të çojnë nga kisha për të futur çiftin në altar. Eduarti kishte mbërritur, Arbana shoqërohej nga i ati, u hapën dyert, çdo gjë ishte perfekte. Kalojnë shoqërueset e nuses fillimisht, fillon muzikë e re për nusen, pra ishte çdo gjë si në ëndërr dhe aty shikon një mrekulli, atë zonën turistike që është shumë e dëshirueshme për të gjithë.

Hapen portat, bën Arbana 10 hapa, ndalojnë një tufë me çiklistë që lënë biçikletat dhe fillojnë të filmojnë dhe ata ishin në sfond të Arbanës. Unë nervozohem dhe i them hiqini ata se nuk ka kuptim. Nuk e di se si do ta montojnë këtë pjesë sepse ishte një pamje kaq e bukur dhe ishte gjynah që këta njerëzit erdhën. Gjithë nervi im ishte sepse ata njerëzit për një javë atë video do e heqin nga celulari i tyre, Arbanës dhe Eduartit do i mbetet kujtim gjithmonë. Çdo gjë tjetër shkoi perfekt pastaj”, tregon Armand Peza.