Prezantuesja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani është komentuar disa herë në rrjet për fustanet e saj të shtrenjta gjatë prezantimeve televizive.
Pak ditë më parë qarkulloi me shpejtësi lajmi se në finale “e zonja e shtëpisë” do të mirëpresë shqiptarët e veshur me një veshje që kushton 37 mijë euro. Ky ljam nuk u mohua nga Eduarti kur iu vu përballë, por nuk paska qenë i vërtetë.
Fustani që Arbana mban sonte veshur kushton 1970 euro dhe është nga Alexandre Vauthier. Por duket se modertorja nuk është “lodhur” dhe aq për të përzgjedhur fustanin e natës së sotme, pasi ai është i njëjtë me një nga fustanet që ka veshur disa Prime më parë, ku ndryshon vetëm ngjyra./albeu.com/