Categories: showbiz

30 vite nga “Romeo dhe Zhulieta”, filmi që e afroi Shekspirin me adoleshentët

Kanë kaluar 30 vjet nga shfaqja e filmit “Romeo dhe Zhulieta”, i drejtuar nga Baz Luhrmann dhe i interpretuar nga Leonardo DiCaprio e Claire Danes.

Përmes një trajtimi modern të tragjedisë së William Shakespeare, produksioni arriti ta bëjë historinë klasike të dashurisë më tërheqëse për brezat e rinj, duke e vendosur ngjarjen në një realitet urban të viteve ’90.

Të lidhura

None found

Përshtatja u përdor edhe nga mësues të anglishtes si një mënyrë për t’i afruar nxënësit me veprën e Shekspirit, e cila shpesh shihej si e vështirë për t’u kuptuar. Ndërkohë, interpretimet e Romeo-s dhe Zhuljetës ndihmuan në rritjen e famës së dy aktorëve të rinj, Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes.

Luhrmann ndërmori një ndryshim të fortë artistik, duke e nxjerrë rrëfimin nga Verona mesjetare dhe duke e vendosur në një mjedis bashkëkohor. Përplasja e dy familjeve u paraqit si luftë mes bandave kriminale, të cilat kontrollonin territore dhe aktivitete ekonomike.

Edhe pse dialogët ruajtën vargjet origjinale të Shekspirit, ato u shoqëruan me imazhe moderne, dhunë, ndjekje automobilistike dhe konflikte në rrugë. Në skenat hapëse, ngjarja prezantohet përmes një edicioni televiziv lajmesh që paralajmëron përfundimin tragjik të çiftit.

Kjo mënyrë rrëfimi lidhej me interesin që gjatë viteve ’90 ekzistonte për botën kriminale në film dhe në muzikën hip-hop. Skenat e trazirave dhe ndjekjeve me makina sillnin ndër mend edhe spektaklin mediatik rreth ndjekjes së O.J. Simpson në vitin 1994.

Tragjedia “Romeo dhe Zhulieta”, e shkruar në shekullin XVI, tregon dashurinë e dy të rinjve që përballen me armiqësinë e thellë mes familjeve të tyre. Versioni i Baz Luhrmann vazhdon të konsiderohet një nga përshtatjet që e bëri këtë vepër klasike më të afërt për publikun e ri.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

3 hours ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

3 hours ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

3 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

4 hours ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

4 hours ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

4 hours ago