jykata franceze ka dënuar me burg 20 vite 72-vjeçarin Dominique Pelicotin, i cili drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për gati një dekade.
Ai së bashku me mbi 50 burra të tjerë të cilët i rekrutonte, kanë përdhunuar në gjendje të droguar bashkëshorten e tij, Gisele Pelicot.
Dominique Pelicot tha në gjykatë se është përdhunues dhe i kërkoi falje familjes së tij.
Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar dënime me burg nga 4 deri në 18 vjet për 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast. Pothuajse të gjitha ata akuzohen për përdhunimin e Pelicotit pasi ajo e kishte humbur vetëdije.
Shumica e të pandehurve në këtë rast, të cilët ai i kishte takuar online, e kanë mohuar akuzën e përdhunimit, duke thënë se mendonin se po merrnin pjesë në një lojë seksuale me pajtueshmëri, të orkestruar nga çifti, dhe duke argumentuar se nuk ishte përdhunim nëse burri i saj u dha leje ta bënin.
Pelicoti ka thënë se ata e dinin se ish-bashkëshortja e tij ishte e pandjenja dhe e pavetëdijshme kur ndodhen këto akte. Rasti i Gisele Pelicotit e ka tronditur botën dhe e ka shndërruar atë në simbol të guximit.
Gisele Pelicot, 72-vjeçare, hoqi dorë nga anonimiteti gjatë gjykimit dhe kërkoi që videot e tmerrshme të abuzimit të saj, të cilat ishin xhiruar nga ish-bashkëshorti i saj, të shfaqeshin në gjykatë, duke thënë se kjo do t’u ndihmonte grave të tjera ta ngrenë zërin.
Gjykimi ka nxitur protesta nëpër Francë në mbështetje të Giseles. “Kam vendosur të mos ndihem e turpëruar. Unë nuk kam bërë asnjë gabim. Ata duhet të ndihen në turp”, tha ajo në gjykatë.