“14 vite më parë mi fike llambat”, urimi i pazakontë i Gentian Zenelajt për djalin e tij (FOTO LAJM)

Kur vjen puna tek prindërimi, Gent Zenelaj na ka treguar se mund të jetë jo vetëm babai më shembullor, por dhe shoku më i mirë i dy të vegjëlve të tij, Arias dhe Danielit.

Danieli feston sot ditelindjen e 14-të dhe Genti ka zgjedhur një postim ku përveç urimit nuk mungojnë edhe notat e humorit.

“Ne këtë datë,në këtë orë,14 vite më parë..mi “fike”llambat o “Plak”. Daniel Zenelaj edhe 100 o shoku im më i mirë”, shkruan Genti.

Fotoja me të cilën ka zgjedhur të urojë djalin është një foto nga zhytjet e tyre. Një sport që e shohim shpesh në Instagramin e Gentit, jo vetëm në verë, por edhe në muajt e ftohtë.