Jemi mësuar ta shohim vazhdimisht energjike në skenë, por edhe në prezantimet e ndryshme televizive ku sigurisht spikasin zëri i saj potent, karizma dhe sensi i humorit prej një labeje të vërtetë. Ndonëse në pamje të parë, Aurela Gaçe të jep përshtypjen e një gruaje të fortë, thellë brenda saj fshihet një shpirt i ndjeshëm dhe këtë arrin ta transmetojë gjithmonë në intervistat dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale.
Së fundmi, ajo ka kujtuar momentin kur ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, Grace.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, këngëtarja shprehur të gjitha emocionet që ka ndier kur u bë nënë për herë të parë, duke u bashkëngjitur ato të djeshmet kur Grace i ka shkruar një kartolinë për 8 Marsin.
View this post on Instagram