Kalimi i mjeteve për hyrje dhe dalje është pezulluar prej disa minutash në zonën e Pustecit në afërsi të doganës së Goricës. Shkak për ndalimin e kalimeve është bërë një zjarr në anën maqedonase, që ka përfshirë të dyja anët e rrugës.
Sipas raportimeve, zjarri shumë afër territorit shqiptar, ndërkohë autoritetet fqinje popunojnë për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e zgjerimit të vatrës.
Nga komunikimet e palës shqiptare me atë maqedonase, bëhet me dije se ndalimi i qarkullimit do të jetë vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona), ndërsa mjetet e tjera mund të vazhdojnë qarkullimin në këtë pikë kufitare. Një njoftim i dytë do të bëhet në vijim sapo qarkullimi të rifillojë pranë kësaj dogane.