Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, koalicioni në Qeveri VLEN shpërthen në festime me këngë e valle, BDI në opozitë nis kontestimet

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Menjëherë pas daljes së rezultateve të para, koalicioni i shqiptarëve në qeveri, VLEN, ka nisur festimet me këngë e valle, teksa pretendojnë se janë shumë pranë fitores në Çair të Shkupit si dhe në Tetovë.

Ndërkohë nga ana tjetër koalicioni shqiptar në opozitë, blloku i partive rreth BDI, ka nisur me kontestime duke deklaruar se janë vërejtur disa parregullsi.

BDi gjithashtu ka spallur fitore ne raundin e pare ne Gostivar, Likove, Pllasnice dhe Cashke, ndersa ne balotazh shkon ne Struge dhe Kercove.

Nga BDI thonë se presin të shkruajnë historinë, por që të ndodhë kjo sipas tyre, duhet të numërohet saktë vullneti i qytetarëve.


Shtuar 19.10.2025 22:05