maqedoni

Vritet me armë në kokë një i ri nga Gostivari

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në Gostivar, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas dërgimit në spital raportohet të ketë ndërruar jetë.
Rastin në polici e ka paraqitur mjeku kujdestar i spitalit të Gostivarit.
Ekipi i policisë dhe prokurorit përgjegjës për momentin janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por vdiq nga plagët e mara. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e Policiaë./ Alsat.mk

Të lidhura

None found

të fundit

Mickoski akuzon LSDM-në dhe Levicën për bllokimin e votës elektronike të diasporës: Synimi ynë është që një ditë ata të kthehen në atdhe

-Partia politike LSDM, në koalicion me partinë politike Levica, paraqitën 13 mijë amendamente për të penguar bashkatdhetarët tanë në diasporë…

2 minutes ago

“Qytet i Sigurt” do t’u çojë gjoba edhe automjeteve me targa të huaja, njofton MPB

Sistemi “Qytet i Sigurt” së shpejti do të mundësojë dërgimin e gjobave edhe për drejtuesit e automjeteve me targa të…

3 minutes ago

Nga mërgimi sezonal te tre diploma Master në Zvicër: rrugëtimi i familjes Begzati nga Gostivari

Para pak më shumë se tre dekada, një djalë i ri nga Gostivari mbërrin në Zvicër me një kontratë sezonale…

3 minutes ago

VLEN cakton Shasivarin, Feratin dhe Sulejmanin në drejtimin e tre ministrive të reja

Pas mbledhjes së presidencës së VLEN-it të mbajtur sonte është marrë vendim që përfaqësuesit e saj në Qeveri të jenë…

4 minutes ago

Disa punonjës të “Mikrosam” në Prilep shfaqin simptoma helmimi ushqimor, mbyllen kuzhina dhe mensa

Dyzet e një punonjës të kompanisë "Mikrosam" me seli në Prilep kanë pasur simptoma të helmimit me ushqim pas vaktit…

5 minutes ago

Aktivisti Andi Tepelena: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve

Aktivisti Andi Tepelena, ka deklaruar se Taulant Balla, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve paqësorë, ndërsa…

6 minutes ago