Koalicioni VLEN ka bërë të ditur se Jakup Huseini do të jetë kandidati i tij për postin e kryetarit të Komunës së Bërvenicës.
None found
Huseini ka titullin magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht është i angazhuar si nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës. Sipas koalicionit, puna e tij profesionale dhe kontakti i vazhdueshëm me qytetarët e kanë ndihmuar të kuptojë drejtpërdrejt nevojat, vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballet komuna.
VLEN thekson se gjatë gjithë karrierës së tij Jakup Huseini ka shërbyer ndaj banorëve dhe ka treguar përkushtim në përmbushjen e detyrimeve institucionale.
Njohja e administratës komunale, e procedurave institucionale dhe e kërkesave të qytetarëve konsiderohet nga VLEN-i si një nga avantazhet kryesore të kandidatit të saj. Koalicioni vlerëson se kjo përvojë do t’i mundësojë Huseinit ta nisë punën menjëherë, pa pasur nevojë për kohë shtesë për t’u njohur me mënyrën e funksionimit të komunës.
Përmes kësaj kandidature, VLEN thotë se banorëve të Bërvenicës u propozon një përfaqësues me formim juridik, përvojë në punë dhe njohuri të drejtpërdrejta për çështjet lokale.
“Nga dita e parë, në shërbim të banorëve të Bërvenicës”, thuhet në përfundim të njoftimit të VLEN-it.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…