Categories: maqedoni

VLEN prezanton Jakup Huseinin për Bërvenicën: Synojmë ta bëjmë komunën e 11-të

Koalicioni VLEN do të prezantojë sonte Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Konventa, ku do të publikohet edhe programi për zhvillimin e komunës, do të zhvillohet në orën 20:00 në shkollën fillore në Çellopek.

Të lidhura

None found

Programi i Huseinit përfshin masa në disa sektorë, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, nxitjen e ekonomisë lokale, politikat në shërbim të të rinjve, mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e transparencës në administratën lokale.

VLEN e lidh kandidaturën e Jakup Huseinit me synimin për të zgjeruar numrin e komunave të drejtuara nga kuadrot e koalicionit. “Me përvojën e VLEN-it në pushtetin qendror dhe në drejtimin e 10 komunave, ku janë realizuar projekte të shumta nga kuadrot e VLEN-it, synojmë që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të”, thuhet në kumtesë.

Sipas koalicionit, Huseini paraqitet me një vizion të qartë dhe një plan konkret për përparimin e Bërvenicës. Në programin e tij, një rol të rëndësishëm zë bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

“Konventa e sotme shënon hapin e radhës në rrugën drejt një qeverisjeje të re në Bërvenicë, me bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror”, theksohet në njoftimin e VLEN-it.

të fundit

Shqipëria nis përgatitjet për synimin e tretë europian, dy javë para shortit (RETROSPEKTIVË)

Kombëtarja shqiptare, EURO 2028, Rolando Maran Dy javë na ndajnë nga hedhja e shortit për kualifikueset e Europianit të 2028-ës…

4 minutes ago

Kandidati për Bashkinë e Tiranës/ A do ta pranonte një emër nga protestuesit? Ja si përgjigjet Berisha

Lideri demokrat, Sali Berisha, ka deklaruar se negociatat me partitë opozitare për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet e 9…

13 minutes ago

Konjufca kërkon që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian opinionin për aplikimin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që Këshilli i BE-së të kërkojë nga Komisioni Evropian…

16 minutes ago

Kate Middleton rrëfen përvojën me kancerin në dokumentarin e ri: “Kjo është këmbana ime

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ndarë momentin më personal dhe prekës deri më tani nga beteja e saj me…

25 minutes ago

Tahiri: Interpelanca e Kurtit për dialogun strategjik me SHBA shtyhet, kërkohet rivendosja e marrëdhënieve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se interpelanca e kërkuar për kryeministrin Albin Kurti,…

27 minutes ago

Filipçe kërkon mbështetjen e ambasadorit Rokas për t’iu kundërvënë propagandës antievropiane

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane i bëri thirrje ambasadorit të…

28 minutes ago