Një 20-vjeçar nga Gjilani u arrestua të shtunën, rreth orës 22:00, në këtë qytet. Prokuroria dyshon se ai përfitoi mbi 189 mijë euro duke u paraqitur si i sëmurë me leukemi.
Sipas Prokurorisë, Endrit Azemi dyshohet se që nga 9 nëntori kishte sajuar një ngjarje të pavërtetë.
None found
Prokuroria Themelore e Gjilanit bëri të ditur se kishte verifikuar që Azemi nuk vuante nga leukemia, ndryshe nga pretendimet e tij. Po ashtu, janë bllokuar në të gjitha llogaritë bankare paratë e mbledhura për të.
Në një video të publikuar disa ditë më parë, Azemi shfaqej me kokën, një pjesë të vetullave dhe një pjesë të mustaqeve të rruara, për t’u dukur sa më bindës në pretendimin se kishte leukemi.
Gjatë videos ai fliste ngadalë dhe me vështirësi, ndërsa falënderonte personat që po i dërgonin para.
Në një tjetër video, ai pretendonte se po lajmërohej nga spitali Acıbadem në Turqi.
Sot, Gjykata Themelore e Gjilanit i caktoi një muaj paraburgim.
Familjarët e Endrit Azemit kanë pretenduar se edhe ata ishin mashtruar.
Rezultatet e analizave toksikologjike për këngëtarin grek Giorgos Mazonakis janë marrë më 23 nëntor nga autoritetet mjeko-ligjore në Greqi. [...]Read…
Jose Mourinho pret paraqitjen më të mirë të Vinicius Juniorit në ndeshjen e nesërme ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e…
Kombëtarja shqiptare, EURO 2028, Rolando Maran Dy javë na ndajnë nga hedhja e shortit për kualifikueset e Europianit të 2028-ës…
Lideri demokrat, Sali Berisha, ka deklaruar se negociatat me partitë opozitare për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet e 9…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që Këshilli i BE-së të kërkojë nga Komisioni Evropian…
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ndarë momentin më personal dhe prekës deri më tani nga beteja e saj me…