Categories: maqedoni

VLEN: Për 22 vjet, BDI nuk miratoi ligjin për përfaqësim, ndërsa tani po e pengon

VLEN ka reaguar me një deklaratë për media ndaj akuzave të BDI-së për cenim të Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtave të shqiptarëve, transmeton InfoShqip.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN-it, BDI po përpiqet ta paraqesë Marrëveshjen e Ohrit si pronë të saj, ndonëse, sipas kësaj partie, në praktikë e ka përdorur atë për interesa partiake. VLEN thekson se BDI, e cila dikur e cilësonte veten edhe si “e gjelbër”, tani po pengon avancimin e një prej parimeve kryesore të marrëveshjes: përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

“Për 22 vjet, BDI-ja i kishte në dorë të gjitha mundësitë, duke pasur ministra, deputetë dhe pushtet të plotë. Ligjin mund ta miratonte në çdo moment, por nuk e bëri. Jo për mungesë njohurish, por sepse nuk kishte vullnet”, thuhet në reagim.

VLEN pretendon se, në mungesë të një ligji, vendet e punës shpërndaheshin nga BDI-ja sikur të ishin dhurata personale të Ali Ahmetit. Sipas deklaratës, mbështetja politike përcaktonte nëse një qytetar do ta kishte derën e hapur apo do të mbetej jashtë, ndaj për partinë nuk ishte në interes që përfaqësimi i drejtë të sanksionohej me ligj.

Partia thotë se tash, kur Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është paraqitur, BDI po përdor sërish mekanizmat institucionalë për ta bllokuar. Në deklaratë, mekanizmi i Badenterit, i krijuar për mbrojtjen e interesave të bashkësive, akuzohet se është kthyer nga BDI-ja në instrument presioni partiak kundër çdo zgjidhjeje që nuk mban vulën e saj.

“Nuk u intereson se çfarë përfitojnë shqiptarët; synimi i tyre është që VLEN-i të mos shënojë sukses”, shprehet më tej partia.

VLEN shton se qëndrimet e BDI-së ndryshojnë në varësi të pushtetit: kur është në qeverisje, çdo gjë paraqitet si e rregullt, ndërsa kur mbetet jashtë pushtetit, sipas saj, përpiqet të bllokojë edhe funksionimin e shtetit. “Ai film nuk kalon më”, thuhet në reagim.

Në përfundim, VLEN thekson se Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e Ali Ahmetit, e BDI-së apo e “karrigexhinjve të Reçicës së Vogël”, por rezultat i sakrificës së një populli të tërë. Sipas partisë, përfaqësimi i drejtë nuk është dhuratë politike, por e drejtë e qytetarëve dhe detyrim i shtetit.

“Për 22 vjet nuk e miratuan ligjin, ndërsa tani po tentojnë ta pengojnë. Ligji duhet të ecë përpara, pa shantazhe dhe pa bllokada”, përfundon deklarata e VLEN-it.

të fundit

Selami Hasani’s execution: His injured nephew also dies

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati ku u vra Selami Hasani, ngjarje e ndodhur një ditë më…

59 seconds ago

Serious accident on the Elbasan-Peqin road: 21-year-old fatally hits pedestrian, victim still unidentified

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e të hënës në aksin e rrugës kombëtare…

1 minute ago

Currency exchange rates, November 24, 2026: Dollar and euro buying and selling rates, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 minutes ago

After 23 years of being priced in euros, apartments begin selling in lek, indirectly pushing prices higher

Rënia e euros ka sjellë që pas 23 vitesh çmimet e apartamenteve në vend të tregtohen në monedhën vendase. Për…

2 minutes ago

More than 1,000 Russian soldiers have died by suicide since the start of the war in Ukraine, documents reveal

Mbi 1 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes që prej nisjes së pushtimit në shkallë të…

2 minutes ago

Weather forecast for November 24, 2026: Clear skies return, but temperatures drop and frost is possible

Pas ditëve me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm, e marta, pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve…

2 minutes ago