Categories: maqedoni

VLEN: Ahmeti kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Sot, përfaqësues të VLEN-it kanë denoncuar Ali Ahmetin se po pengon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, duke goditur një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Të lidhura

None found

Drejtuesit e pa reformuar të BDI-së, të dëshpëruar që shqiptarët i kaluan në opozitë, tani po ndërmarrin hapa që bien ndesh hapur me interesat e komunitetit shqiptar.

Në Reçicë të vogël, sipas VLEN-it, është kurdisur një skenar i rrezikshëm. Ata synojnë të krijojnë përshtypjen se të drejtat e shqiptarëve rrezikohen vetëm sepse BDI-ja nuk bën pjesë në Qeveri. Për ta, shqiptarët gëzojnë të drejta ekskluzivisht kur ata mbajnë pushtetin dhe njerëzit e tyre ulen në karriget e institucioneve.

Lidershipi i korruptuar i BDI-së nuk po e pranon dot faktin se shumica e shqiptarëve e dërguan në opozitë. Si hakmarrje, ka vendosur të bllokojë ligjin që do të siguronte përfundimisht përfaqësimin e drejtë.

Nuk u mjaftoi që keqpërdorën fondet evropiane dhe nuk siguruan ujë të pastër për banorët e Zajazit dhe Gostivarit. Nuk u mjaftoi as afera “Soravia” në Shkup, rasti Daka Davidoviq në Tetovë dhe një varg marrëveshjesh të dyshimta. Tani po e shfrytëzojnë edhe kauzën shqiptare, duke llogaritur se kaosi do t’i rikthejë në pushtet. Por ky skenar nuk funksionon më.

BDI-ja tashmë është demaskuar plotësisht. Qytetarët e kanë të qartë prej kohësh mënyrën e tyre të veprimit. Prapa retorikës patriotike qëndrojnë vetëm tenderistë që luftojnë për poste, privilegje dhe mundësinë për të mbushur sërish xhepat.

Shqiptarët ua kanë treguar një herë rrugën drejt opozitës, thonë nga VLEN. Nëse vazhdojnë ta bllokojnë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe të veprojnë kundër Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, do të mbesin në opozitë për një kohë shumë të gjatë.

Tags: vlen

të fundit

Reuters: Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës, vendi i shpëton zgjedhjeve të parakohshme

Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka…

7 minutes ago

Kraki për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës: Kurti tregoi përkushtimin ndaj Kosovës dhe UÇK-së

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Kraki tha se është nder për…

7 minutes ago

Protesta e 130-të qytetare, vijon kërkesa për dorëheqjen e Ramës

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku qytetarët do të dalin sërish në rrugë,…

10 minutes ago

Ish-agjenti i CIA-s pranon përvetësimin e afro 194 milionë dollarëve, në banesën e tij u sekuestruan 300 shufra ari

Një ish-oficer i CIA-s, në shtëpinë e të cilit u gjetën më herët këtë vit shufra ari me vlerë më…

10 minutes ago

Zgjedhja e presidentes së re, reagon Albin Kurti: Stabilitet institucional! Do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të vendit.…

16 minutes ago

Kurti për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës: Kosova ka institucione stabile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Kurti tha se me zgjedhjen…

19 minutes ago