Categories: maqedoni

VLEN: Marrëveshja e Ohrit është arritje e shqiptarëve, jo pronë e BDI-së

VLEN ka reaguar sot, gjatë një konference për media, ndaj akuzave të BDI-së lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, transmeton InfoShqip.com.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, VLEN thekson se Marrëveshja e Ohrit, e arritur njëzet e pesë vjet më parë, ndryshoi në themel arkitekturën politike dhe juridike të shtetit.

Sipas kësaj partie, përvoja historike dëshmon se edhe marrëveshjet më të drejta mund të deformohen gjatë zbatimit, të relativizohen ose të humbasin peshën e tyre kur mungojnë kultura dhe morali politik.

VLEN vlerëson se sfida më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit nuk lidhet me firmat e vendosura në të, por me përvetësimin e saj nga një parti e vetme dhe shndërrimin në mjet për përfitime politike.

“Në emër të kësaj marrëveshjeje dhe sakrificës që e bëri të mundur, u krijuan kolltukofagë, njerëz të mpirë nga pushteti. Në emër të saj u shfaqën milionerë, u ngritën biznese familjare dhe u ndërtua një sistem në shërbim të një grushti njerëzish”, thuhet në reagim.

VLEN nënvizon se Marrëveshja e Ohrit nuk përbën tapi të BDI-së, as pronë të Ali Ahmetit dhe as trashëgimi familjare të klikës së tij, por është një arritje historike e shqiptarëve.

Sipas VLEN-it, BDI-ja për më shumë se dy dekada kishte kontroll të gjerë mbi pushtetin, duke pasur ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtorë dhe funksionarë në çdo nivel të shtetit.

“Nëse do të kishte pasur vullnet, sot përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të ishte garantuar me ligj, ndërsa decentralizimi do të ishte përmbyllur. Por nuk u bë as njëra, as tjetra”, vijon reagimi.

Partia deklaron se të drejtat e shqiptarëve nuk mund të kalojnë në opozitë së bashku me BDI-në dhe se Ali Ahmeti nuk mund ta marrë Marrëveshjen e Ohrit me vete në opozitë.

“Kjo përrallë nuk pi më ujë”, shprehet VLEN.

VLEN thotë se nuk e rikujton Marrëveshjen e Ohrit vetëm në përvjetorë, por e konsideron atë një detyrim për ndërmarrjen e masave konkrete.

Një prej këtyre hapave, sipas saj, është garantimi me ligj i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Miratimi i këtij ligji, thekson VLEN, nuk do të përbënte vetëm zbatim të marrëveshjes, por edhe avancim të saj.

Po ashtu, VLEN e lidh Marrëveshjen e Ohrit me decentralizimin e mirëfilltë, i cili do t’u jepte komunave më shumë kompetenca dhe mjete financiare. Sipas partisë, kjo po realizohet si asnjëherë më parë përmes mbi 1.200 projekteve.

Njëzet e pesë vjet pas nënshkrimit, VLEN vlerëson se ka ardhur koha që Marrëveshjes së Ohrit t’i rikthehet dinjiteti, jo vetëm si dokument juridik dhe marrëveshje që i dha fund konfliktit, por edhe si arritje historike e shqiptarëve, e mishëruar në rendin kushtetues dhe si zotim i përhershëm për barazi.

të fundit

Manchester City akuzohet për shkelje të rregullave të Ligës Premier pas suksesit ndaj Liverpoolit

Manchester City ka shkelur një rregull të Ligës Premier, pasi nuk e lejoi trajnerin Enzo Maresca të fliste për radiostacionet…

6 minutes ago

Rooney kritikon Martinezin: Pakënaqësitë duhej të mbeteshin brenda Manchester Unitedit

Wayne Rooney ka kritikuar ashpër Lisandro Martinezin për deklaratat publike ndaj drejtuesve të Manchester Unitedit, duke e akuzuar mbrojtësin argjentinas…

7 minutes ago

West Nile fever claims 11th victim

"Një paciente 66-vjeçare nga Rosomani ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, tek e cila u konfirmua në laborator…

9 minutes ago

Police officer in Kratovo criminally charged, suspected of firing several shots into the air

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Shkaktim i…

9 minutes ago

Student protest outside Ministry of Education, Al Jazeera: Young people demand Prime Minister Rama’s resignation and better education!

Al Jazeera ka raportuar për protestën studentore që nisi një ditë më parë, e cila është shoqëruar më tensione dhe…

11 minutes ago

Tensions return outside the Ministry of Education as protesters erect barricades

Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit janë përplasur sërish me efektivët e Policisë. [...] Read More... The…

11 minutes ago