Categories: maqedoni

VLEN akuzon Ali Ahmetin se la në plan të dytë frymën e Marrëveshjes së Ohrit për Ballkanin e Hapur

VLEN reagoi sot me akuza ndaj BDI-së, duke pretenduar se partia e Ali Ahmetit e ka shfrytëzuar për më shumë se dy dekada Marrëveshjen e Ohrit për interesa politike. Sipas VLEN-it, marrëveshja që i dha fund konfliktit të vitit 2001 u paraqit nga BDI-ja si baza e veprimtarisë së saj dhe u vendos në qendër të diskursit të saj politik.

Të lidhura

None found

Në reagim thuhet se, gjatë periudhës kur promovohej Ballkani i Hapur, u krijua përshtypja se Ali Ahmeti kishte ndryshuar përparësitë e tij politike. VLEN vlerëson se, në vend të përqendrimit të energjisë politike dhe institucionale te konsolidimi i plotë i arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, BDI-ja dhe Ali Ahmeti u kthyen në mbështetësit më të fuqishëm të një nisme rajonale të drejtuar kryesisht nga Serbia.

VLEN ngre pyetjen nëse kapitali politik i siguruar përmes Marrëveshjes së Ohrit u orientua drejt një projekti që nuk përbënte përparësinë kryesore të shqiptarëve dhe që nuk kishte konsensus mbarëshqiptar. Po ashtu, kjo parti kërkon të dijë se çfarë përfituan shqiptarët nga ky investim i madh politik dhe nëse të drejtat e garantuara nga marrëveshja shënuan përparim të mëtejshëm, duke u përgjigjur prerazi: “JO”.

Si dëshmi për këtë qëndrim, VLEN përmend bllokimin që, sipas saj, BDI-ja po i bën sot miratimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, të cilin e cilëson si një të drejtë që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit. Në reagim theksohet se BDI-ja nuk arriti ta përmbushte këtë detyrim për më shumë se dy dekada, ndërsa tani e kundërshton miratimin e ligjit vetëm për shkak se nisma është ndërmarrë nga VLEN.

Sipas VLEN-it, mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të kufizohet te përmendja e saj nëpër fjalime. Ajo kërkon punë të pandërprerë për zbatimin e plotë të marrëveshjes, si dhe vendosjen e interesave të shqiptarëve përpara çdo projekti politik që cenon rajonin dhe interesat kombëtare.

të fundit

LVV dhe PDK diskutojnë hapat për Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën se si do të vazhdohet me Projektligjin…

49 seconds ago

Të enjten seancë në Kuvendin e Kosovës, në shqyrtim katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00. Kështu…

12 minutes ago

Mickoski: Provimi i jurisprudencës nuk do të zhvillohet plotësisht në shqip, maqedonishtja mbetet gjuha e sistemit gjyqësor

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…

17 minutes ago

Reforma Zgjedhore mbledh PS-në dhe PD-në, Berisha kërkon lista të hapura dhe kundërshton axhendën e Gjiknurit

Reforma Zgjedhore rikthen në tryezë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ndërsa opozita ka bërë të qarta kushtet e saj për…

18 minutes ago

Ballkani përfundon bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…

27 minutes ago

Hoxha accuses the director of the Public Health Institute over demand for official communication only in Macedonian; criticizes VLEN’s silence

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

32 minutes ago