VLEN njoftoi se po ndërmerr masa konkrete për të përmbushur nevojat e Universitetit “Nënë Tereza” për hapësira shtesë, në një periudhë kur numri i studentëve në këtë institucion është në rritje.
None found
Sipas kumtesës për media, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe rektori i UNT-së, prof. dr. Bekim Fetaji, kanë diskutuar mundësinë që universiteti të përdorë ambientet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Këto hapësira pritet të sigurojnë zhvillimin normal të procesit mësimor deri në përfundimin e kampusit të ri.
VLEN thekson se përdorimi i këtyre ambienteve përbën një masë të përkohshme. Zgjidhja afatgjatë lidhet me ndërtimin e kampusit të ri të UNT-së, investim që kap vlerën e rreth 42 milionë eurove dhe për të cilin tashmë kanë nisur punimet me vendosjen e themeleve.
Kampusi i ri do t’i ofrojë Universitetit “Nënë Tereza” ambiente bashkëkohore dhe kapacitete të mjaftueshme për studentët, stafin akademik, zhvillimin e mësimit dhe kërkimin shkencor.
“VLEN-i e konsideron shtimin e numrit të studentëve si një mundësi për zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të UNT-së, e jo si pengesë. Hapësirat e nevojshme po sigurohen në këtë fazë, ndërsa kampusi me vlerë 42 milionë euro do ta zgjidhë përfundimisht këtë problem”, deklarojnë nga VLEN.
Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…
Ka nisur protesta e 130 kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë…
Sipas një vlerësimi nga Instituti i Sigurisë së IA-së për të Rinj i Common Sense Media, ChatGPT për Adoleshentë i…
Pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatët Asdren Bytyqi dhe Adrian Ibrahimi…
Investitorë dhe politikëbërës kanë ngritur shqetësime të reja për të ardhmen e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar jo vetëm për një…
Dy prej kishave më të mëdha në Korenë e Jugut po hetojnë sulme kibernetike që mund të kenë ekspozuar të…