Universiteti “Nënë Tereza” po kërkon ambiente shtesë për shkak të shtimit të numrit të studentëve, ndërsa autoritetet kanë identifikuar një zgjidhje të përkohshme për këtë situatë.
None found
Zv.kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, vizitoi hapësirat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së bashku me rektorin e UNT-së, prof. dr. Bekim Fetaji. Këto ambiente pritet të vihen në dispozicion të universitetit.
Sipas Salit, shfrytëzimi i tyre do t’u mundësojë studentëve kushte më të mira për të ndjekur studimet dhe do të garantojë vijimin e rregullt të procesit mësimor, deri në ndërtimin e kampusit të përhershëm të UNT-së.
“Për UNT-në nuk mjaftojnë premtimet. Nevojiten veprime, zgjidhje dhe përgjegjësi institucionale”, u shpreh Sali.
Nevoja për këtë zgjidhje është bërë më e theksuar për shkak të rritjes së numrit të studentëve dhe mungesës së hapësirave të mjaftueshme për zhvillimin normal të mësimit në universitet.
Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…
MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pyll dhe ullishte në fshatin Haspiraj…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë…
Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…