Lëvizja VLEN ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, duke e cilësuar atë si një pengesë serioze për Ligjin e Përfaqësimit të Drejtë dhe një forcë që po minon interesat e komunitetit shqiptar përmes veprimeve të saj.
None found
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, VLEN pohon se drejtuesit e partisë në fjalë po mbajnë peng procesin legjislativ dhe se kjo qasje shkel hapur një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas të njëjtit reagim, elita e BDI-së mban barrën kryesore për qeverisjen dypartiake gjatë më shumë se dy dekadave, fillimisht në koalicion me LSDM-në e më pas me OBRM-PDUKM-në, periudhë që karakterizohet, sipas tyre, nga administrim i dështuar, korrupsion i përhapur dhe mungesë e zërit autentik për shqiptarët.
“Qytetarët shqiptarë nuk duan të përfaqësohen më nga persona që kanë shpërdoruar dhe përvetësuar fonde të Bashkimit Evropian”, thekson VLEN, duke përmendur edhe paaftësinë për të siguruar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm si një dëshmi të qartë të dështimit.
Në akuzë shtohet se një rreth i ngushtë rreth kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, po synon një raport të ri politik me OBRM-PDUKM-në, me qëllimin për t’iu shpëtuar ndjekjes penale për sjelljet gjatë qeverisjeve të mëparshme.
Reagimi vijon duke hedhur poshtë narrativën se pozita e shqiptarëve është rrezikuar vetëm për shkak të mungesës së BDI-së në qeveri. Sipas VLEN-it, ky perceptim është pjesë e një strategjie të mirëfilltë politike që i shërben agjendës së të djathtës maqedonase dhe i shkakton dëm të drejtpërdrejtë kauzës shqiptare.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Olti Hyseni po vazhdon të bëjë zhurmë në Superligën e Danimarkës.Anësori realizoi sërish, këtë herë…
Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump…
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump do të zbatojë marrëveshjen për naftën ruse, duke u mbështetur në autoritetin ligjor ekzistues.…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski bëri të ditur se qëllimi i Qeverisë është që paga mesatare në Maqedoninë e Veriut…
Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit nga prodhues evropianë dhe koreanojugorë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili…
Partizani - TiranaKanë mbetur edhe pak minuta nga startimi i derbit të parë për sezonin 2026-2027 në elitën e futbollit…