Categories: maqedoni

Iseni për sulmin ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale: Përgjegjësit do të dalin para ligjit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar për dhunën fizike ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në orët e para pas mesnatës, pasi kishin përfunduar aktivitetet festive.

Iseni e ka cilësuar ngjarjen si rast të izoluar. Ai bëri të ditur se, sipas deklarimeve të dy të sulmuarve, personat që i goditën janë prezantuar si “Komitë”. Sipas tij, ka dyshime serioze për motive etnike, të cilat do të shqyrtohen me përparësi gjatë hetimit për zbardhjen e plotë të rastit.

Të lidhura

None found

Zëvendësministri theksoi se është e papranueshme që njerëzit të sulmohen për përkatësinë e tyre etnike teksa kryejnë punën. Ai sqaroi se ngjarja fillimisht nuk ishte raportuar në polici dhe se as institucioni shëndetësor ku të lënduarit kërkuan ndihmë nuk kishte dërguar njoftim. Pasi viktimat e paraqitën vetë rastin në Stacionin Policor “Karposh”, SPB Shkup dhe ky stacion nisën menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Janë siguruar edhe dëshmitarë që do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Iseni u shpreh se rasti nuk do të mbetet pa epilog. Sipas tij, të gjitha kapacitetet e nevojshme policore dhe hetimore do të vihen në dispozicion për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat. Kushdo që rezulton i përfshirë në sulm, tha ai, do të përgjigjet para ligjit.

Ai shtoi se dhuna me motive etnike nuk do të tolerohet dhe se për dhunuesit nuk do të ketë amnisti. Iseni theksoi se nuk do të lejohet që frika të bëhet pjesë e përditshmërisë së qytetarëve që duan të punojnë e të jetojnë të qetë, ndërsa autorët do të identifikohen dhe ndëshkohen.

të fundit

Itali, 39-vjeçarja dyshohet se tentoi të mbyste vajzën 8-vjeçare; babai e gjeti pa ndjenja

Një grua 39-vjeçare është arrestuar në Itali, pasi ka tentuar të mbysë vajzën e saj 8-vjeçare me një kordon prej…

56 seconds ago

Përmbysje në xhiron e fundit: Hammarby mbetet pa titull, Sirius shpallet kampion i Suedisë për herë të parë

Një xhiro e çmendur është zhvilluar në Suedi, ku Sirius e mori epitetin si kampion për herë të parë në…

7 minutes ago

VIDEO/ Tension në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, policia ndërhyn mes sirenave dhe gazit lotsjellës

Një situatë kaotike është në këto momente në Rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë. Forca të shumta policie janë vendosur mbrapa…

10 minutes ago

BDI kërkon identifikimin dhe ndëshkimin e menjëhershëm të komitëve që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj sulmit fizik të dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, të cilët…

13 minutes ago

Pse zgjohemi të lodhur edhe pas një gjumi të mjaftueshëm?

Pse jemi gjithmonë të lodhur, edhe kur flemë mjaftueshëm? — Klan Kosova [...]Read More...

19 minutes ago

Filipçe shares images from Shtip Hospital and criticizes lack of healthcare funding

Kjo është fotografia e kujdesit shëndetësor maqedonas sot me Hristijan Mickoskin dhe Sasho Klekovskin. Spitali Klinik në Shtip. Një dhomë…

27 minutes ago