Categories: maqedoni

VLEN: BDI po ndëshkon shqiptarët duke penguar Ligjin për përfaqësim të drejtë

VLEN e ka akuzuar sot Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se po bllokon shqiptarët për shkak të interesave të veta politike dhe personale.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN, BDI-ja nuk po mbron çështjen shqiptare, por po e përdor atë si peng. “Logjika e tyre është e qartë: nëse janë vetë në pushtet, gjithçka funksionon, ndërsa kur mbeten jashtë tij, pretendojnë se çdo gjë po shkon keq. Por kjo mënyrë veprimi nuk mund të vazhdojë më”, thuhet në reagim.

VLEN thekson se shqiptarët nuk u detyrohen pushtet të përhershëm “karrigexhinjve të Reçicës së Vogël”, ndërsa nuk u kanë borxh as poste ministrore, as drejtori dhe as tenderë. “Aq më pak mund t’u japin të drejtën që, vetëm sepse humbën kolltukët, të pengojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe të dëmtojnë Marrëveshjen kornizë të Ohrit”, deklaron kjo parti.

Në reagim thuhet gjithashtu se për plot 25 vjet BDI-ja kishte mundësinë dhe përgjegjësinë për ta garantuar këtë të drejtë përmes ligjit, por nuk e bëri një gjë të tillë. Sipas VLEN, në vend të kësaj, përparësi patën tenderët, pasurimi personal dhe marrëveshjet e dyshimta. Tani, kur procesi po ndërmerret nga të tjerë, BDI-ja, sipas tyre, po kërcënon me bllokimin e të gjithë Kuvendit.

“BDI-ja nuk mund ta pranojë faktin që shqiptarët e çuan në opozitë. Për këtë arsye, tani po hakmerret ndaj tyre duke penguar Ligjin për përfaqësim të drejtë”, shprehet VLEN.

Partia nënvizon se shqiptarët nuk janë pronë e asnjë force politike dhe se të drejtat e tyre nuk mund të shërbejnë si mjet për larje hesapesh. “Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e Ali Ahmetit dhe as e karrigexhinjve të tij të përjetshëm. Ajo u takon qytetarëve dhe askush nuk mund ta mbajë peng për shkak të etjes së pakufishme për pushtet”, thuhet në përfundim të reagimit të VLEN.

Tags: vlen

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, viktima ende e paidentifikuar

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e të hënës në aksin e rrugës kombëtare…

3 minutes ago

Këmbimi valutor 24 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

8 minutes ago

Horoskopi i ditës: çfarë parashikohet për dashurinë, karrierën dhe financat

DashiKjo është një ditë e paparashikueshme dhe me ritëm të lartë komunikimi. Duhet t’i kushtoni vëmendje çdo fjale dhe veprimi,…

9 minutes ago

Valdeti, si kapiten i javës, përfshin Editën në nominim: gjashtë banorë në rrezik

Gjashtë banorë kanë shkuar në nominim. Njëri prej tyre rrezikon largimin. Eriku, Anjeza, Shqiponja, Fatlumi dhe Zoja. Atyre iu shtua…

9 minutes ago

Arlinda, e preferuara e publikut

Arlinda u shpall sonte si më e pëlqyera e publikut në BBVK5. Rezultati erdhi pas një televotimi të hapur sonte…

9 minutes ago

Arlinda flet mes lotësh për orientimin e saj seksual

Arlinda ka bërë një rrëfim emocional sonte në Big Brother VIP Kosova. Banorja ka folur me lot në sy për…

10 minutes ago