Categories: maqedoni

Vetëm 32 vende u plotësuan në afatin e parë të regjistrimit në gjimnazin e Dibrës

Nga 238 vende të parashikuara për nxënësit e vitit të parë në vitin shkollor 2026/2027, në afatin e parë të regjistrimit në gjimnazin “28 Nëntori” në Dibër janë zënë vetëm 32. Ky është i vetmi institucion i arsimit të mesëm në qytet.

Siç bëri të ditur për MIA-n Bora Korumi, profesoreshë dhe udhëheqëse e procesit të regjistrimit në këtë gjimnaz, gjithsej kanë aplikuar 44 nxënës që kanë përfunduar arsimin fillor. Prej tyre, 12 kanë aplikuar për mësim në gjuhën maqedonase, ndërsa 32 për paralele në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

Ajo sqaroi se në fund janë regjistruar 32 nxënës, përkatësisht 7 për mësim në gjuhën maqedonase dhe 25 në gjuhën shqipe. Sipas saj, pritet që interesimi të jetë më i madh në regjistrimin e dytë, i cili do të mbahet më 23 të këtij muaji.

Në bazë të Konkursit të MASH-it për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike, në këtë gjimnaz mund të pranohen 238 filloristë në të dyja gjuhët e mësimit. Nga ky numër, 102 nxënës janë paraparë në 3 paralele në gjuhën maqedonase, ku 34 vende i takojnë paraleles rajonale në fshatin Mogorçë, ndërsa 136 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën shqipe.

Për t’u regjistruar, kandidatët është dashur të kenë të paktën 60 pikë. Megjithatë, për paraqitjen e dytë dhe për afatin e gushtit, që është më 20 gusht, edhe këtë vit pritet të ketë ulje të pragut minimal të pikëve të nevojshme.

Krahasuar me vitin shkollor 2025/2026, numri i regjistrimeve në aplikimin e parë të afatit të parë këtë herë është dukshëm më i ulët. Një vit më parë ishin regjistruar 95 nxënës, prej të cilëve 25 në gjuhën maqedonase dhe 70 në gjuhën shqipe.

Rënia e numrit të nxënësve, një dukuri që po vazhdon prej disa vitesh, lidhet me pakësimin e vazhdueshëm të nxënësve në shkollat fillore si pasojë e migrimit masiv të popullsisë. Po ashtu, një pjesë e tyre po zgjedhin që arsimin e mesëm ta ndjekin në shkolla profesionale, kryesisht në Strugë, Ohër, Tetovë dhe Shkup.

të fundit

21st day of protests: Students enter University of the Arts and call for a boycott, then head to the Faculty of Law

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…

6 minutes ago

Tributes to diplomat Bashkim Zeneli, an emotional Namik Dokle says: We have lost a good man

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili është ndarë nga jeta. Në…

7 minutes ago

Bank robbery in Tirana: Masked suspect flees on a scooter

Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…

7 minutes ago

VIDEO/ Footage released of fatal accident in Shkodër: Car strikes woman walking on sidewalk at speed

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku për pasojë humbi jetën një 67-vjeçare e cila ishte duke ecur në…

7 minutes ago

Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në ora 12:00. Në mesin e pikave të propozuara për…

7 minutes ago

After “Pink October,” the aim is more screenings and earlier breast cancer detection

Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të…

7 minutes ago