Arben Mustafa, kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti, i kërkoi Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të tregojë sa kompani serbe kanë tregtuar energji elektrike në Kosovë gjatë viteve të fundit, përfshirë vitin 2025, dhe sa ka qenë vlera e energjisë së tregtuar prej tyre.
Kërkesa u bë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të punës së ZRRE-së për vitin 2025. Mustafa ngriti edhe çështjen e prejardhjes së energjisë së importuar, duke pyetur nëse ZRRE-ja ka mekanizma për ta identifikuar atë dhe nëse energjia nga Serbia mund të mbërrijë në Kosovë përmes agjentëve ose kompanive nga vende të tjera.
None found
Deputeti i PDK-së iu referua të dhënave të EUROSTAT-it, sipas të cilave kostoja mesatare për konsumatorët jashtë ekonomive familjare në BE është 16 centë për kilovat. Ai tha se bizneset e Kosovës që kanë kaluar në tregun e hapur po paguajnë dyfishin dhe kërkoi të dinte nëse ZRRE-ja ka analizuar ndikimin e këtij vendimi në konkurrueshmërinë e prodhuesve. Mustafa pyeti gjithashtu nëse tregu i Kosovës ishte mjaftueshëm i përgatitur për t’u siguruar bizneseve furnizim të përshtatshëm, pa dëmtuar eksportet, të cilat i cilësoi si të pakta. Ai ngriti shqetësimin se përfshirja e një grupi tjetër biznesesh në tregun e hapur mund t’i rriste edhe më shumë kostot e prodhimit.
Anëtari i Bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, sqaroi se rregullatori përqendrohet te çmimi referent i bursës me të cilin blihet energjia, jo te gjurmimi i origjinës së saj. Sipas tij, në rastin e KESCO-s, kontrata lidhet me agjentin që blen energjinë bazuar në çmimin referent të një burse, sipas udhëzimeve të KESCO-s.
Gojani tha se, pas vendimit të Qeverisë, ZRRE-ja i ka dërguar Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) regjistrin e licencave aktuale për verifikim. Ai shtoi se ZRRE-ja po pret përgjigjen e ARBK-së për të vijuar procesin e identifikimit.
Kur Mustafa kërkoi numrin e kompanive serbe dhe vlerën e energjisë që ato kanë tregtuar deri tani, Gojani tha se importet e mundshme nga këto kompani mund të kontrollohen përmes të dhënave të ankandeve, të KESCO-s dhe të KOSTT-it. Ai kërkoi që pyetja t’i dërgohej me shkrim, në mënyrë që ZRRE-ja të verifikojë të dhënat dhe të japë një përgjigje të saktë me shkrim.
Ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me…
Komuna e Çairit ka dalë me reagim, për siç thotë, SMS porosive që thuhet se kanë arritur në telefonat e…
Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, qëndron për vizitë zyrtare kthimi në…
Arabia Saudite mund të shkaktojë përsëri ndryshime të mëdha në tregun e futbollit. Klubet po përgatiten për një valë të…
Bayern Munich po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Motingut në klub, raporton mediumi gjerman Sky.Sipas këtij raportimi, drejtuesit e…
Katër persona të tjerë janë arrestuar, në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, raportojnë mediat…