Categories: maqedoni

Vendimi për aksin Trebenishtë – Qafë Thanë pritet në korrik në takimin e UNESCO-s në Korenë e Jugut

Në korrik do të merret vesh se çfarë do të ndodhë me aksin Trebenishtë – Qafë Thanë, kur në mbledhjen vjetore të UNESCO-s në Korenë e Jugut do të shqyrtohet raporti i plotë për Rajonin e Ohrit.

Të lidhura

None found

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, tha për “Alsat” se dilema nuk është më nëse do të ndërtohet autostrada drejt Qafë Thanës dhe Shqipërisë, por se nga cila trase do të kalojë ajo.

Kjo deklaratë erdhi pas takimit të zhvilluar gjatë fundjavës në Ohër, ku ministrat dhe kryetarët e komunave të Strugës e Ohrit mbajtën një takim me dyer të mbyllura me 15 ambasadorë të shteteve anëtare të Komitetit të Përhershëm të UNESCO-s. Përveç vizitës në kampin e “Bechtel & Enka”, kompanitë që po ndërtojnë autostradat, ata kanë parë nga afër edhe trasenë Trebenishtë – Qafë Thanë.

“Përshtypjet e para janë të mira, do të shohim se si do të jetë raporti në korrik. Ajo që do ta përcaktojmë së bashku me UNESCO-n është nëse do të jetë kjo trase apo ndonjë trase tjetër që do ta zgjedhim. Ata gjithmonë preferojnë që të shfrytëzohen trasetë tashmë të zhvilluara, në vend që të hapen të reja, në mënyrë që të mos dëmtohet mjedisi jetësor dhe trashëgimia natyrore. Prandaj, nëse do të vazhdojmë me trasenë e planifikuar nga Qeveria e kaluar apo me trase pjesërisht të zhvilluar, të cilën më pas do ta zhvillojmë më tej, është diçka që do ta vendosim bashkë me ta”, deklaroi Aleksandar Nikolloski.

Sipas Nikolloskit, pas vendimit që pritet në korrik, Qeveria do të jetë në gjendje të nisë punën për projektin. Megjithatë, ai vlerëson se zbatimi nuk duhet të bëhet sipas planit aktual.

“Nëse më pyetni mua, mendoj se ajo që është nënshkruar si marrëveshje nga Qeveria e kaluar nuk i përgjigjet realitetit, sepse Maqedonia nuk ka 200 aeroporte, por vetëm 2. Nuk ka lidhje me Aeroportin e Ohrit dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me qytetin e Strugës. Nëse nesër do të ndërtojmë lidhje apo nyje rrugore, kjo është çështje tjetër, por ato nuk janë të përfshira në projekt dhe as në buxhet. Të lëmë Strugën të palidhur dhe Aeroportin e Ohrit, i cili i shërben të gjithë rajonit, të mos jetë i lidhur, nuk mendoj se është e duhur”, theksoi Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.

Lidhur me hekurudhën që do të lidhë vendin me Shqipërinë, Nikolloski u shpreh se UNESCO nuk ka më kundërshtime as për këtë çështje. Tani po përgatitet një projekt për modernizimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Shkupi deri në Kërçovë, ndërsa më pas është parashikuar faza e dytë, që përfshin ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova, përmes Ohrit dhe Strugës, deri në kufirin me Shqipërinë.

të fundit

Sydney Sweeney tërheq vëmendjen me setin festiv të të brendshmeve

Aktorja e famshme amerikane, Sydney Sweeney, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me fotografitë e saj më të fundit,…

10 minutes ago

Pse po e shqetëson Serbinë operacioni në Ujman? Ekspertët paralajmërojnë për presion të ri ndaj Kosovës

Aksioni i institucioneve të Kosovës për rrënimin e ndërtimeve pa leje pranë Liqenit të Ujmanit ka rikthyer përplasjet politike ndërmjet…

14 minutes ago

Atentati në Fier, nipi i viktimës del nga rreziku për jetën dhe dërgohet në reanimacion

Del nga gjendja kritike nipi i Selami Hasanit, përfundon operacionin në Fier dhe dërgohet në reanimacion Jakup Hasani, nipi i…

24 minutes ago

Hoti dhe Medved diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Kroaci dhe personat e zhdukur

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin kroat të Veteranëve, Tomo…

29 minutes ago

Spalletti kërkon një qendërsulmues për Juventusin në merkaton e janarit

Juventusi pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi trajneri Luciano Spalletti ka bërë të qartë se skuadra…

33 minutes ago

Gjashtë persona në garë për drejtimin e Policisë së Kosovës

Në konkursin për drejtor të Policisë së Kosovës kanë konkurruar gjashtë kandidatë, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme. Këtë post…

40 minutes ago