Categories: maqedoni

Ende pa një trase përfundimtare autostrada Trebenishtë–Qafë Thanë

Ndërtimi i autostradës Trebenishtë–Qafë Thanë mbetet në plan, ndërsa përcaktimi i rrugës së saktë ku do të shtrihet projekti pritet të bëhet në vijim.

Të lidhura

None found

Ministria e Transportit deklaron se po shqyrtohen alternativa për shmangien e Strugës, pas vërejtjeve të UNESCO-s lidhur me lokalitetin arkeologjik. Megjithatë, sipas autoriteteve, këto diskutime nuk e vënë në dyshim ndërtimin e autostradës.

“Traseja e lidhjes me autostradën do të zgjidhet mbi bazën e parametrave më optimalë, ku do të merren parasysh edhe vërejtjet e UNESCO-s, si dhe një bashkërendim i plotë mes institucioneve, me synim zbatimin e rekomandimeve. Gjatë vizitës së fundit në Maqedoni të përfaqësuesve të lartë të UNESCO-s, u trajtua ky projekt, por edhe lidhja e ardhshme hekurudhore me Shqipërinë“, bëjnë të ditur nga Ministria e Transportit.

Qytetarët e pyetur shprehen se varianti më i përshtatshëm do të ishte ndërtimi i drejtpërdrejtë i autostradës nga Trebenishti në Qafë Thanë. Sipas tyre, në këtë drejtim ka ekzistuar më parë një rrugë e vjetër, çka do ta lehtësonte realizimin e projektit.

“Të flitet për një alternativë apo për një zgjidhje të dytë, për mua është çmenduri. Më e mira do të ishte zgjidhja natyrore, sepse hapësira ekziston, ndërsa institucionet duhet të zgjidhin problemet që lidhen me gërmimet arkeologjike. Le t’u tregojnë qytetarëve të Strugës se cila është alternativa dhe cila është zgjidhja e dytë“, deklaroi një qytetar.

Megjithatë, një pjesë e banorëve shfaqen mosbesues dhe nuk mendojnë se autostrada do të realizohet ndonjëherë.

Një prej varianteve alternative, i paralajmëruar më herët nga ministri i Transportit, parashikon lidhjen me autostradën Kërçovë–Ohër. Në këtë rast, rruga nuk do të kalonte nga Trebenishti drejt Podmoljes, përmes Strugës e deri në Qafë Thanë./Alsat/

Tags: korridori 8

të fundit

NYT: Trump distances himself from LaCivita and Blair after their work for Dodik’s party in Bosnia

Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…

9 minutes ago

Januzi: Minatorët në gjendje stabile, njëri ka vështirësi me këmbën

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e…

10 minutes ago

First miner brought out of Trepça mine as rescue of 63 trapped miners continues

Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…

10 minutes ago

Academy of Sciences of Albania welcomes Justina Shiroka-Pula’s election as Kosovo’s president

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…

10 minutes ago

One miner brought out of Trepça, while 62 others remain trapped

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

11 minutes ago

IHDNj calls for immediate rescue of miners trapped in Stan Tërg

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…

11 minutes ago