Categories: sport

Cannavaro zbulon dëshirën e Van Dijk, Milani shihet si destinacioni i mundshëm

Fabio Cannavaro ka bërë të ditur se Virgil van Dijk dëshiron të provojë veten në Serie A, ndërsa sipas legjendës italiane, Milani do të ishte zgjedhja më e përshtatshme për mbrojtësin holandez.

“Van Dijk më ka thënë se do të dëshironte të luante në Serie A. Ai do të ishte perfekt për Milanin”, u shpreh Cannavaro.

Të lidhura

None found

E ardhmja e kapitenit të Liverpoolit mbetet e pasigurt, pasi marrëveshja e tij me klubin anglez përfundon në fund të këtij sezoni.

Edhe pse së fundmi Van Dijk ka lënë të kuptohet se nuk është i sigurt për vijimin e karrierës në “Anfield”, raportimet nga mediat bëjnë me dije se drejtuesit e Liverpoolit po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë afatshkurtër.

Megjithatë, 35-vjeçari ka deklaruar se e sheh veten të aftë për të luajtur edhe disa vite në nivelet më të larta të futbollit.

Milani, ndërkohë, po punon për të përforcuar skuadrën në tregun e transferimeve. Drejtori ekzekutiv Gerry Cardinale raportohet se është i gatshëm të ndërmarrë investime të mëdha, të ngjashme me transferimin rekord të Gonçalo Ramos gjatë kësaj vere.

Endrick i Real Madridit konsiderohet ende objektivi kryesor i “Rossonerëve” për merkaton e janarit, ndërsa Van Dijk mund të shndërrohet në një alternativë të rëndësishme për klubin italian gjatë verës së ardhshme.

të fundit

Begaj në Ohër: Shqipëria do të mbështesë Kosovën për statusin kandidat dhe nismat ligjore për Hagën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria do të vijojë ta mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat…

1 minute ago

ASH: E drejta për arsimin universitar në gjuhën shqipe nuk vihet në diskutim

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se Kushtetuta mundëson arsim në gjuhën shqipe vetëm në nivelin fillor dhe të mesëm, por…

3 minutes ago

Pretrial detention sought for 38-year-old suspected of murder near Lake Smilkovci

Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi për vepër penale…

6 minutes ago

GJKKO dismisses case against Taulant Balla following Albana Vokshi’s lawsuit for defamation and insult

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte, më 27 nëntor, pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar…

6 minutes ago

After 11 days away, Jensen Huang returns to the helm of Nvidia: “I will be a better CEO

Themeluesi i gjigantit të inteligjencës artificiale është rikthyer në selinë e kompanisë pas 11 ditësh mungesë, duke premtuar ndryshime në…

7 minutes ago

Postal truck ends up hanging from a bridge in the US, unusual accident goes viral

Një aksident i pazakontë është regjistruar të enjten në Toledo të Ohajos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një…

7 minutes ago