Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA për të futur ish zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubit në listën e sanksioneve të DASH. Ai deklaroi se nuk do t’a largojë nga partia pasi ai do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë.
Ai tha se partia nuk e largon nga radhët e saj porse vet Grubi do të të tërhiqet.
None found
“Unë mendoj që z. Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Nuk ka nevojë ta largojë partia. Z. Grubi sigurisht se do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë.
Z. Grubi ka qenë anëtar i BDI-së, ka qenë personalitet që ka drejtuar katër vite qeverinë e RMV-së. Sigurisht që vendimet që dalin nga platforma, nga programi elektoral i BDI-së, detyrim ka çdo anëtarë pavarësisht se në cilin funksion ndodhet. A në nivel të lartë a në nivele dytësore, ka përgjegjësi realizimin e platformës dhe të programit”, deklaroi kreu i BDI-së.
Sakaq, më herët ish zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për një vendim të tillë, dhe se do të angazhohet me përkushtim për të zbardhur plotësisht këtë çështje
“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, shkruan Artan Grubi.
Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…