Kushdo që beson se ka elemente të gjuhës së urrejtjes në një tekst apo diku tjetër mund të bëjë kallëzim penal, por vetëm institucionet e vendit tonë janë ato që duhet të vendosin për këtë çështje, thotë ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.
“Ne kemi legjislacionin tonë kombëtar ku e kemi përcaktuar saktësisht termin gjuhë urrejtjeje ose shprehjen gjuhë urrejtjeje. Kjo do të thotë se nëse ka shkelje të asaj që quhet e drejtë pozitive atëherë do të flasim për gjuhën e urrejtjes pa asnjë element apo segment shtesë.
Përkufizimi ynë i gjuhës së urrejtjes që është vepër penale predikative për disa forma më të rënda të krimeve është pozicionuar në bazë të standardeve evropiane të vendosura mirë, kështu që pavarësisht nga situatat specifike, marrëveshja dypalëshe është mjaft abstrakte në atë sferë, por ne kemi një rregullore kombëtare dhe nëse i përmbahemi rregullores kombëtare praktikisht do të arrijmë qëllimin e dëshiruar, që nuk duhet ta lidhim gjithmonë gjuhën urrejtjes me Bullgarinë, por le t’i japim pak kuptim më të gjerë”, tha Tupançeski./alsat