Një familje në Maqedoni ka pasur nevojë për 68.675 denarë gjatë muajit gusht 2026 për të mbuluar shportën minimale sindikale, sipas të dhënave të publikuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Në krahasim me korrikun, kur kjo shportë kushtonte 68.498 denarë, vlera është rritur për 177 denarë.
None found
Shpenzimi më i madh brenda kësaj përllogaritjeje lidhet me ushqimin dhe pijet. Për këto nevoja, një familje duhet të sigurojë 25.032 denarë në muaj, duke e bërë këtë kategori pjesën kryesore të shportës minimale.
Sipas strukturës së përllogaritur nga LSM, arsimi zë vendin pasues me 7.192 denarë. Për veshmbathje dhe këpucë janë parashikuar 6.511 denarë, ndërsa shpenzimet për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje arrijnë në 6.370 denarë. Transporti përfshihet me 5.175 denarë, ndërsa restorantet dhe hotelet me 4.131 denarë.
Shporta mujore përmban gjithashtu 3.677 denarë për komunikim, 2.692 denarë për higjienë dhe 1.196 denarë për kujdes shëndetësor. Të dhënat e LSM-së tregojnë se ushqimi dhe pijet, së bashku me shpenzimet për arsim, veshmbathje, banim, transport, komunikim dhe kujdes shëndetësor, krijojnë një barrë të konsiderueshme për buxhetin familjar.
Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…
"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…
Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej…
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…
Më 13 shtator 2026, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e katërt të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila mori 62…
Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme…