Publikimi i shportës qeveritare për shpenzimet mujore ka nxitur reagimin e Lidhjes së Sindikatave të RMV-së. Nga kjo organizatë theksojnë se janë vetë qytetarët dhe punëtorët ata që e dinë se sa të ardhura u nevojiten për të përballuar muajin me dinjitet dhe për të mbuluar nevojat bazë të familjeve. Sipas tyre, askush nuk mund të vendosë në emër të qytetarëve se si duhet të jetojnë. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, deklaroi se një përcaktim i tillë nuk mund të bëhet pa miratimin e Këshillit Ekonomik dhe Social.
None found
Trendafilov shpjegoi se vlerësimi nëse një familje mund të jetojë me shportën qeveritare u takon vetë familjeve. Megjithatë, ai tha se edhe kjo shportë dëshmon nevojën për rritje pagash me të paktën 6,000 denarë. Me dy paga minimale, sipas tij, mbeten pa u siguruar 6,383 denarë për mbulimin e shpenzimeve të saj. Kjo, shtoi ai, i forcon kërkesat e punëtorëve dhe të LSM-së për rritjen e pagës minimale, si dhe të pagave të tjera.
Kreu i LSM-së kujtoi se që prej vitit 2011, Lidhja e Sindikatave të RMV-së përllogarit Shportën Minimale Sindikale. Ai nënvizoi se kjo shportë nuk tregon shumën e nevojshme për të mbijetuar, por dëshmon se nuk mund të jetohet as me atë nivel të ardhurash.
Sipas Trendafilovskit, në shtator të vitit 2025, Shporta Minimale Sindikale arrinte në 65.077 denarë. Brenda vetëm një viti, shuma minimale mujore e nevojshme për një familje është rritur me 4.355 denarë.
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…
Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…
Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern…
Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit…
Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…
"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…