Categories: maqedoni

Toshkovski: Interpelanca synon politikisht të frenojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vlerëson se interpelanca e dorëzuar ndaj tij nga “E Majta”, e cila është pjesë e rendit të ditës në seancën e sotme parlamentare, paraqet një tentativë të dobët politike për të penguar procesin e pastrimit të krimit dhe korrupsionit.

Ai thekson se me këtë veprim, “E Majta” ka dëshmuar edhe një herë se, me vetëdije ose jo, po shndërrohet në aleatin më të dobishëm të LSDM-së dhe BDI-së.

Të lidhura

None found

Pas shpalljes së interpelancës nga “E Majta”, Toshkovski reagoi në profilin e tij në Facebook, ku shkroi se kjo është interpelanca e tretë e paralajmëruar kundër tij në më pak se dy vjet. Sipas tij, njësoj si dy rastet e mëparshme, edhe kjo është prezantuar përmes një konference për shtyp të inskenuar, më tepër si një performancë e lirë politike sesa mbi argumente thelbësore.

Sipas Toshkovskit, interpelanca përbën një të drejtë demokratike të opozitës, të cilën ai thotë se e respekton plotësisht.

“As nuk kam ikur dhe as nuk do të iki nga debati. Përkundrazi, do t’i përballoj argumentet aty ku duhet, në Kuvend, publikisht, para të gjithë deputetëve dhe para qytetarëve. Atje, të gjithë do të kenë mundësinë të thonë atë që mendojnë, dhe vendimin do ta marrin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, në përputhje me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tyre. Por gjithashtu nuk mund të hesht për diçka që prej kohësh u është bërë e qartë qytetarëve. E majta ka treguar edhe një herë se, me vetëdije apo pa vetëdije, po bëhet aleati më i dobishëm i LSDM-së dhe BDI-së. Të njëjtat parti kundër të cilave kanë ndërtuar një imazh të një alternative dhe kanë premtuar një politikë të ndryshme, sot praktikisht po i mbrojnë ato përmes sulmeve ndaj kujtdo që përpiqet të vendosë rend, përgjegjësi dhe funksionimin e sistemit”, shkroi Toshkovski.

të fundit

Presidentja Justina Shiroka Pula takohet me ambasadorin Gerard McGurk, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…

4 minutes ago

Qeveria prezanton projektbuxhetin për 2027: 4,27 miliardë euro, prej tyre 908 milionë për komunat

Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot projektbuxhetin për vitin 2027 prej 4,27 miliardë euro. Kryeministri Albin Kurti tha se projektbuxheti…

4 minutes ago

VIDEO/ Flamurtari nuk gjen rrugën e golit ndaj Kukësit, pjesa e parë në Vlorë mbyllet 0-0

Flamurtari - KukësiKa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Flamurtari – Kukësi, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë…

8 minutes ago

Struga mposht Vardarin në transfertë, Shkëndija mbetet në krye të renditjes

Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke fituar me rezultat 0-1 në udhëtim, në kuadër…

14 minutes ago

Kurti: Koeficienti i pagave pritet të bëhet 120 euro më 1 korrik 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për…

15 minutes ago

Kapet në Spanjë 36-vjeçari nga Shkodra, i akuzuar për të shtënat ndaj një biznesi në vitin 2022

Një 36-vjeçar nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, është…

20 minutes ago