Categories: maqedoni

Toshkovski: Dhuna që nis në familje nuk duhet të arrijë në shkolla, ajo duhet zbuluar dhe parandaluar para se të kthehet në vepër penale

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ishte i pranishëm sot në aktivitetin e shënuar me nisjen e projektit “Ndërprerja e ciklit të dhunës – parandalimi sistematik i dhunës në familje dhe dhunës mes bashkëmoshatarëve përmes sistemit arsimor”, i zhvilluar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në adresimin e tij, Toshkovski tha se të dhënat që posedon Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë një rritje të ndjeshme si të dhunës në familje, ashtu edhe të dhunës mes bashkëmoshatarëve. Sipas tij, ekspozimi ndaj dhunës brenda familjes mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për shfaqjen e sjelljeve agresive te fëmijët dhe të rinjtë.

Të lidhura

None found

“Gjatë periudhës nga 1 janari deri më 28 maj të këtij viti janë regjistruar 768 vepra penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje, kundrejt 460 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që paraqet një rritje prej 67 për qind. Vetëm në dy javët e para të qershorit janë regjistruar edhe 89 vepra të reja penale në këtë fushë”, deklaroi ministri Toshkovski.

Ai bëri të ditur se MPB-ja vepron me shpejtësi dhe vendosmëri në rastet e dhunës në familje. Gjatë këtij viti, sipas tij, janë dorëzuar 601 kallëzime penale, ndërsa ndaj 609 personave janë ndërmarrë masa të ndjekjes penale.

Sa i përket dhunës mes bashkëmoshatarëve, ministri njoftoi se gjatë këtij viti janë evidentuar 93 incidente në 64 shkolla, shifër kjo që tregon rritje në krahasim me vitin e kaluar.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se dhuna ndaj fëmijëve është dyfishuar më shumë, ndërsa vepra penale e përdhunimit të fëmijës nën moshën 15-vjeçare është regjistruar gjashtë herë, krahasuar me vetëm një rast në periudhën e vitit të kaluar. Këto janë të dhëna që nuk guxojnë të mbeten pa reagim”, theksoi Toshkovski.

Sipas tij, ndërhyrja penal-juridike është e domosdoshme, por zgjidhja afatgjatë kërkon parandalim të hershëm, njohje në kohë të rreziqeve dhe veprim të bashkërenduar nga institucionet.

Toshkovski vuri në pah edhe nevojën për shkëmbim informacioni mes policisë, shkollave dhe qendrave për punë sociale, në mënyrë që fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës të identifikohen me kohë dhe të shmangen pasoja të tjera negative.

Ministria e Punëve të Brendshme, shtoi ai, e mbështet plotësisht përgatitjen e një protokolli të unifikuar për veprim në rastet kur ka dyshime për dhunë dhe do të vazhdojë me trajnime të pandërprera për nëpunësit policorë, për njohjen sa më të hershme të shenjave të dhunës në familje, veçanërisht kur fëmijët janë viktima ose dëshmitarë.

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

4 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

4 hours ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

4 hours ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

4 hours ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

4 hours ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

4 hours ago