Categories: maqedoni

Tre ministri nisin plan kundër dhunës në shkolla, synohet zbulimi i shkaqeve dhe parandalimi i hershëm i rasteve

Dhuna që ndodh brenda familjes po vlerësohet shpesh si një nga arsyet kryesore që ushqen përplasjet dhe agresivitetin mes nxënësve në shkolla. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se nga 1 janari deri më 28 maj të këtij viti janë evidentuar 768 vepra penale për dhunë në familje, ose 67 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 460 raste.

Ai paraqiti edhe statistika shqetësuese për dhunën mes bashkëmoshatarëve. Sipas tij, gjatë këtij viti janë regjistruar 93 incidente, ndërsa vitin e kaluar ishin 81, me raste të evidentuara në 64 shkolla.

Të lidhura

None found

“Të dhënat tregojnë se dhuna ndaj fëmijëve është më shumë se dyfishuar, nga 7 në 15 raste. Vepra penale e përdhunimit të fëmijës nën 15 vjeç është regjistruar gjashtë herë, krahasuar me vetëm një rast vitin e kaluar. Megjithëse reagimi penalo-juridik është i domosdoshëm, ai nuk është i mjaftueshëm, thelbësore është shkëmbimi në kohë i informacionit midis policisë, shkollave dhe qendrave për punë sociale”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Gjatë prezantimit të projektit kombëtar kundër dhunës në familje dhe asaj ndërmjet bashkëmoshatarëve, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se qëllimi është që nisma, brenda një periudhe njëvjeçare, të kthehet në një mekanizëm të përhershëm sistematik për zbulimin dhe parandalimin në kohë të dhunës.

Ajo njoftoi se që javën e ardhshme do të nisin trajnimet për të gjithë psikologët, pedagogët dhe punonjësit socialë në arsimin fillor, me synimin për të forcuar aftësitë e tyre në identifikimin e fëmijëve që janë viktima të dhunës në familje përmes sjelljes së tyre, si dhe për marrjen e masave që do të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të saj.

“Javën e ardhshme fillojnë trajnimet për të gjithë psikologët, pedagogët dhe punonjësit socialë në arsimin fillor, me qëllim forcimin e kompetencave për identifikimin e fëmijëve viktima të dhunës në familje përmes sjelljes së tyre dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të saj. Fëmija, duhet të identifikohet, të dëgjohet dhe të mbrohet në kohë”, theksoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Nga Oda e Psikologëve u theksua se në shumë raste sjellja agresive e një fëmije lidhet me faktin se agresiviteti është e vetmja mënyrë që ai ka mësuar për të shprehur dhimbjen.

“Kur një fëmijë është agresiv, reagimi ynë i parë duhet të jetë ta ndalojmë dhunën, por përgjegjësia jonë profesionale është edhe të kuptojmë nga vjen ajo dhunë. Nëse trajtojmë vetëm pasojën ndërsa jo edhe shkakun, rrezikojmë që cikli i dhunës të vazhdojë ndër breza”, theksoi Emilija Boshkovska nga Oda e Psikologëve.

Psikologët apeluan për ndërtimin e shkollave që, përveçse japin dije, të jenë në gjendje edhe të dallojnë dhimbjen, të ofrojnë mbështetje dhe të shndërrohen në hapësira të sigurta për çdo fëmijë.

të fundit

Kurti paralajmëron publikimin në fund të janarit 2027 të të dhënave të përditësuara për viktimat e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se të dhënat e reja për viktimat e luftës do të publikohen në fund…

7 minutes ago

Kurti për raportimet mbi mungesën e uniformave: Buxheti i Policisë është rritur vazhdimisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për…

7 minutes ago

Dukagjini dhe Llapi kërkojnë fitoren, publikohen formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Llapi do të takohen me fillim nga ora 17:00 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në…

17 minutes ago

Gjykimi për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit rifillon më 11 nëntor me kryetar të ri të trupit gjykues

Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, do të vazhdojë më…

19 minutes ago

“Mos më shty të degjeneroj”, Xheneta Fetahu hedh akuza të forta ndaj Milaim Zekës: Nuk kam pranuar të më shesësh tek shokët e tu në Spanjë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova , Xheneta Fetahu, është përfshirë së fundmi në një përplasje virtuale me analistin Milaim…

19 minutes ago

Physical education teacher detained in Vlorë after 7 female students report sexual harassment

Një mësues i edukimit fizik në një shkollë në Vlorë është ndaluar nga policia, pasi shtatë nxënëse të institucionit, të…

19 minutes ago