Categories: maqedoni

Mickoski për raportin e KE-së: Vendi ka shënuar përparim të konsiderueshëm, por qëndrimi për ndryshimet kushtetuese nuk ndryshon

I pyetur sot nga gazetarët për Raportin e Komisionit Evropian, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria nuk e ka ndryshuar qëndrimin për ndryshimet kushtetuese.

Sipas Mickoskit, edhe euroambasadori Michalis Rokas ka pranuar se vendi ka shënuar përparim këtë vit në krahasim me raportin e vitit të kaluar. Ai tha se Rokas e kishte cilësuar këtë përparim si të konsiderueshëm në konferencën për shtyp të mbajtur dje.

Të lidhura

None found

Kryeministri vuri në dukje se periudha e mbuluar nga raporti nuk përfshin reformat e realizuara ndërkohë, as ato që pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe në sundimin e së drejtës. Ai u shpreh se pret një raport edhe më të fuqishëm vitin e ardhshëm, i cili të pasqyrojë përpjekjet e Qeverisë dhe synimin e saj për të qenë reformuese.

Për ndryshimet kushtetuese, Mickoski përsëriti se pozicioni i Qeverisë është i qartë dhe i pandryshuar. Ai ia atribuoi kushtin politik për këto ndryshime, siç tha, aventurave politike dhe politikës antishtetërore të qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është ndoshta i vetmi shembull i një vendi që, krahas reformave thelbësore që duhet të zbatojë, përballet edhe me kushte politike.

Ai shtoi se po zhvillohet dialog me fqinjin lindor dhe shprehu shpresën që ai të japë rezultate. Sipas Mickoskit, kjo do të mundësonte nisjen e procesit të negociatave, 21 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat dhe 26 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

të fundit

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

11 minutes ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

13 minutes ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

19 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

34 minutes ago

Horoskopi 27 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj.  Dita është gjithashtu e mirë për takime…

39 minutes ago

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

9 hours ago