Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë, ambasadori i Shqipërisë në RMV i shqetësuar: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Denion Meidani shprehet se thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne, thuhet në një reagim publik të ambasadorit shqiptar.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport as në shoqëri. Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, – thuhet në reagimin e ambasadorit shqiptar në RMV.


Shtuar 3.08.2025 20:42

Tags: ,