Në Tetovë shumë shkolla fillore, të mesme, shumë sheshe dhe bulevarde, vazhdojnë të mbajnë emra nga periudha e hershme e komunizmit.
Edhe pse kohëve të fundit kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka bërë disa paraqitje ku edhe ka prezantuar iniciativën për ndryshime të emrave nga ajo periudhë, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë lëvizje.
Puna e parë që do të duhet të bëhet është këshilli i komunës së Tetovës të sjell vendim. Por, ky vendim duhet që të miratohet me parimin e badenterit apo këtë propozim vendim ta votojnë shumica e këshilltarëve maqedonas në këshillin e komunës. Për këtë nevojitet një marrëveshje paraprake mes grupeve të këshilltarëve./ina