Tërmete edhe në Maqedoninë e Veriut, ndihen në Ohër dhe Strugë

Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe orën 5 e 16 minuta janë regjistruar disa tërmete.

Epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni Ohër Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me mangituda lokale të Rihterit, 3.4 dhe 2.3.

Kështu informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti në orën 5 e 7 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.


Shtuar 18.05.2025 16:41