Categories: maqedoni

Sulejmani: Optimizimi i shkollave po përdoret për të përballuar rënien e numrit të nxënësve

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, deklaroi se ulja e numrit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme po trajtohet përmes optimizimit të paraleleve dhe institucioneve arsimore.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për Alsat, Sulejmani tha se kjo nismë synon të krijojë kushte më të favorshme për nxënësit dhe të përmirësojë procesin edukativo-arsimor.

Sipas tij, rënia e numrit të nxënësve lidhet me emigrimin e vazhdueshëm ndër vite, një problem i trashëguar me të cilin po përballet vendi. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po bashkon paralelet e shkollave fillore dhe të mesme, veçanërisht në zonat rurale. Sulejmani solli si shembull raste kur një godinë shkollore ka vetëm dy nxënës, ndërsa një shkollë pranë saj ka po ashtu vetëm dy nxënës; në këto kushte, dy shkollat bashkohen në një të vetme. Ai theksoi se prania e një numri më të madh nxënësish në klasë nxit konkurrencën dhe ndihmon socializimin mes fëmijëve. /alsat

të fundit

Drita eliminohet në mënyrë dramatike, Inter D’Escaldes siguron fazën e ligës pas penalltive

Drita ka pësuar eliminim të dhimbshëm në play-offin e Ligës së Konferencës, pasi Inter D’Escaldes e mposhti pas ekzekutimit të…

5 minutes ago

Nesër shpallet vendimi për Glauk Konjufcën në rigjykimin për gazin lotsjellës

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të bëhet shpallja e akgjykimit për ndaj Glauk Konjufcës për…

10 minutes ago

Egnatia eliminohet në shtesë nga Lillestrom, por vijon aventurën në Ligën e Konferencës

Egnatia ka humbur një mundësi të artë për të shkruar historinë në arenën evropiane, pasi u mposht 2-1 nga Lillestrom…

11 minutes ago

Ndryshime në fundin e serialit të “Emily in Paris”/ Çfarë do të ndodhë me aktoren në finalen e zhvilluar në Greqi?

Netflix ka publikuar detajet e para të sezonit të gjashtë dhe të fundit të serialit të njohur “Emily in Paris”.Pjesa…

12 minutes ago

Konjufca përshëndet triumfin e Donjeta Sadikut në “Taranto 2026

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, ka uruar boksieren kosovare Donjeta Sadiku për medaljen e artë…

22 minutes ago

Emiliano Martínez transferohet te Chelsea, arrihet marrëveshja me Aston Villan

Chelsea dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje për transferimin e Emiliano Martínezit, me portierin argjentinas që pritet të vazhdojë karrierën…

23 minutes ago