Pas stuhisë së fuqishme që përfshiu sot Shkupin, kryetari i Komunës, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se Shtabi i Krizave i Qytetit të Shkupit, bashkë me shërbimet dhe ndërmarrjet publike, është vënë plotësisht në lëvizje dhe mbetet i gatshëm për ndërhyrje të menjëhershme në terren në rast dëmesh, përmbytjesh apo nevoje për reagim urgjent.
None found
Gjorgjievski theksoi se Qyteti i Shkupit po mban koordinim të pandërprerë me Qendrën Qendrore për Menaxhimin e Fatkeqësive, Ministrinë e Brendshme, Shërbimin Kombëtar të Emergjencave, Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, si edhe me të gjitha institucionet kompetente.
Në njoftimin e tij, ai tha se të gjitha kapacitetet janë angazhuar me një synim të vetëm, mbrojtjen në kohë të qytetarëve dhe shmangien e pasojave të mëdha. Sipas tij, ekipet e Qytetit të Shkupit do të qëndrojnë në dispozicion gjatë gjithë natës dhe do të veprojnë kudo që paraqitet nevoja. Ai shtoi se stuhia nuk mund të ndalet, por dëmet e mëdha mund të parandalohen përmes një qasjeje të organizuar, të përgjegjshme dhe të përbashkët.
Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme. Sipas 100% të vendvotimeve…
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…