Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, ka bërë të ditur se nesër, më 30 shtator, nga ora 10:00, do të nisë një aksion i gjerë ekologjik për pastrimin e qytetit.
None found
Sipas njoftimit të tij në rrjetet sociale, në këtë fushatë pritet të angazhohen disa mijëra vullnetarë, ndërsa aktiviteti do të shtrihet në të gjithë Shkupin dhe në të gjitha komunat e tij.
Në aksion do të marrin pjesë komunat, kryetarët e tyre, ambasadat, studentët, sportistët, figurat publike dhe qytetarët. Përmes kësaj nisme synohet krijimi i një mjedisi më të pastër e më të rregullt në lagjet e Shkupit.
“Nesër, më 30 shtator, në orën 10:00, po fillojmë fushatën më masive të pastrimit ekologjik në Shkup, me disa mijëra vullnetarë dhe me një qëllim të përbashkët – të tregojmë se sa shumë mund të bëjmë kur jemi të bashkuar dhe kur e shndërrojmë dashurinë tonë për qytetin tonë në veprim”, shkroi Gjorgievski.
Kryetari i Bashkisë u ka bërë thirrje banorëve të Shkupit që t’i bashkohen nismës dhe të ftojnë edhe miqtë, fqinjët e kolegët e tyre.
“Le të përveshim mëngët dhe së bashku të kujdesemi për rrugët në të cilat ecim çdo ditë, parqet ku rriten fëmijët tanë dhe lagjet që i quajmë shtëpi”, u shpreh ai.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se fjalët e Arlinda Zekajt, e cila u vra dje teksa…
Ministria e Shëndetësisë informon se punon vazhdimisht për përmirësimin e kujdesit ndaj personave me diabet, përmes sigurimit të terapisë bashkëkohore,…
Më 26 tetor 2026, vëmendja e elitës së futbollit botëror është përqendruar në London Palladium, ku po mbahet ceremonia e…
MPB Maqedoni informon se nesër (27.10.2026, e martë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë…
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 14-të radhazi të protestave studentore kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas…
Lista Studentore është fituese e zgjedhjeve të djeshme të parakohshme parlamentare në Serbi. Rezultatet e votimit sipas rajoneve, të publikuara…