Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë përfundoi hetimin e propozimit për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, në pikën e parë të seancës së 104-të për Propozimin për Rikonstruimin e Qeverisë, por siç njoftoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misevski, do të ketë votim shtesë.
Dhjetë minuta para mesnate, Misevski deklaroi se nuk ka më kushte për punë dhe e ndërpreu seancën, ndërsa vazhdimi do të caktohet shtesë.
None found
Pasi deklaroi se lista e folësve për shkarkimin e Sali është shteruar dhe shpalli votim shtesë, Misevski hapi diskutimin për propozimin për shkarkimin e Admirim Alitit nga pozita e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë. Aliti nuk ka shfrytëzuar rastin të shprehet për propozimin për shkarkimin e tij.
Debati parlamentar për rindërtimin e Qeverisë ka vazhduar pas orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në ndërkohë janë shpallur disa pauza me kërkesë të koordinatorëve nga LSDM dhe VMRO-DPMNE pas akuzave të ndërsjella se kush po e bllokon punën e Kuvendit.
Debati në Kuvend ka qenë i hapur që nga fillimi i javës, kur po diskutohet pika e parë – propozimi për shkarkimin e ministrave dhe në rend dite është edhe zgjedhja e katër ministrave dhe pesë zëvendësministrave./INA
Franca ka siguruar një tjetër paraqitje në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Marokun me rezultat 2-0 në çerekfinale.…
Franca siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-0 ndaj Marokut në Boston, por një moment…
Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Marokut në një…
Koncerti i reperit amerikan Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, teksa vendi prej 39 ditësh…
Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pak minuta më parë në Kurbin.…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur…