Categories: maqedoni

Sofja pranon kërkesën e Shkupit për takim, por formati mbetet i paqartë

Qeveria bullgare ka konfirmuar se do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut, pas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi. Takimi parashikohet të mbahet nesër në Sofje, në kuadër të mbledhjes për Korridorin 8, por ende nuk është përcaktuar nëse do të jetë një takim i plotë dypalësh apo një bisedë e shkurtër.

Të lidhura

None found

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Shkupi mori dje konfirmimin zyrtar për takimin, ndërsa formati do të sqarohet më vonë. “Do të shohim si do të organizohet dhe çfarë forme do të ketë, nëse do të jetë një pull-aside apo takim bilateral në margjinat e samitit për Korridorin 8. Qëndrimi ynë është i qartë: zgjidhja e situatës ku ndodhemi mund të arrihet vetëm përmes dialogut. Ne mbështesim marrëdhënie të mira fqinjësore dhe synojmë të bëhemi sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian, një qëllim që e meritojmë prej kohësh”, deklaroi ai.

Mickoski këmbëngul se Bullgaria po e shfrytëzon statusin e saj në BE për të vendosur veto mbi çështje dypalëshe, pa marrë parasysh reformat dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se shpresëdhënës është plani për integrim gradual, i cili përfshin tri kushte: dy janë përmbushur nga vendi, ndërsa i treti duhet të konfirmohet nga Bashkimi Evropian.

Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, i kërkoi disa ditë më parë Mickoskit të rishikojë qëndrimin dhe të njihet më nga afër me politikat evropiane. Ajo gjithashtu kundërshtoi paraqitjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve si çështje dypalëshe. Në përgjigje, kryeministri tha se Bullgaria i ka harruar vlerat evropiane që prej anëtarësimit në BE.

“E falënderoj për këshillën. Kam kaluar shumë vite të rinisë sime në Bashkimin Evropian dhe e njoh mirë atë, si dhe vlerat e Adenauerit, Shumanit dhe De Gasperit. Por, me sa duket, disa shtete anëtare, të rehatuara në karriget e tyre në Bruksel, i harruan këto vlera pasi u anëtarësuan”, u shpreh Mickoski.

Takimi në Bullgari është planifikuar mes ministrave të Jashtëm, Timço Mucunski dhe Velislava Petrova Çamova. Nisma për zhvillimin e tij erdhi pas kërkesës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e bërë pas vizitës së saj në Shkup javën e kaluar. /Alsat/

të fundit

63 minatorë të Trepçës të bllokuar në horizontin 11, ministrja Rizvanolli njofton për gjendjen e tyre

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…

4 seconds ago

63 minatorë të Trepçës mbetën brenda minierës pas ndërprerjes së energjisë

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

27 seconds ago

Drejtuesi i akademisë së Bayern Munichut ngre alarmin për talentet që zgjedhin kombëtare të tjera: Osmani luan për Kosovën

Drejtori i akademisë së Bayern Munichut Jochen Suaer ka bërë kritikë direkte ndaj Federatës Gjermane për humbjen e shumë talentëve,…

8 minutes ago

Zogaj: Kompromisi për presidenten dëshmoi pjekurinë e politikës kosovare

Analisti Preç Zogaj komentoi zhvillimet politike në Kosovë dhe mënyrën se si u zgjidh kriza institucionale përmes zgjedhjes së presidentes…

12 minutes ago

Malisheva i ofron Pep Guardiolës kontratë zyrtare, paga dhe bonuset mund të kalojnë 1 milion euro

Vllaznia - Malisheva dhe Pep GuardiolaPas largimit të Thomas Bradri nga Malisheva drejt Arabisë Saudite, klubi nga Superliga e Kosovës…

18 minutes ago

Ronaldo rrezikon deri në gjashtë muaj pezullim, Federata Portugeze nis procedurë disiplinore

Cristiano Ronaldo mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë muaj për largimin pa autorizim nga grumbullimi i Kombëtares…

20 minutes ago