Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se ajo e kishte këshilluar që Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, të kërkojë një takim zyrtar në Sofje gjatë vizitës së tij javën e ardhshme. Sipas tij, takimi do të lidhet me Korridorin 8 dhe dialogun me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
None found
Mickoski tha se, pas këshillës së von der Leyen, i kërkoi menjëherë ministrit të dërgojë një notë diplomatike dhe të sigurojë një takim me homologun e tij bullgar.
“Do të përpiqem t’i përgjigjem në mënyrë konkrete pyetjes suaj dhe të dal nga formulimet formale diplomatike. Presidentja më këshilloi që javën e ardhshme ministri ynë i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të udhëtojë në Sofje. Arsyeja është Korridori 8 dhe projektet që po avancojmë përgjatë tij, ndaj ai duhet t’i kërkojë palës pritëse një takim dypalësh”, u shpreh ai.
Kryeministri i RMV-së theksoi se synimi është që procesi të nisë të lëvizë përmes komunikimit të drejtpërdrejtë mes dy vendeve.
Gjatë konferencës, Mickoski tha gjithashtu se me Presidenten e Komisionit Evropian diskutoi hapur vështirësitë që ekzistojnë në marrëdhëniet me fqinjin lindor.
“Ne dëshirojmë që këto çështje të zgjidhen përmes dialogut, mirëbesimit dhe respektit të ndërsjellë. Në takimin e sotëm folëm edhe për pritshmërinë që Bashkimi Evropian të përfshihet në këtë proces. Nuk po kërkojmë që Unioni të mbajë anën e askujt, por të ndihmojë në krijimin e kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme evropiane”, tha Mickoski.
Ai shtoi se marrëveshjet duhet të jenë të qarta, detyrimet të zbatohen nga të gjithë dhe procesi i anëtarësimit të mos rikthehet në një cikël të ri kushtesh dypalëshe. Sipas Mickoskit, çdo zgjidhje duhet të garantojë se përmbushja e saj mbyll një fazë dhe hap rrugën për fazën pasuese, pa lënë vend për interpretime apo kërkesa të reja./Telegrafi/
Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u…
Me afrimin e dimrit, Lassa Kosova prezanton gamën e gomave për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale, me modele…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit u tregua i…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar sot sqarime nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me…
Kryenegociatori për integrimin evropian, Jeton Zulfaj, theksoi se asnjë reformë e paraparë në kuadër të Agjendës së Reformave nuk do…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve…