Halil Snopçe, deputet i ASH-së, deklaroi se Aleanca e Shqiptarëve e mbështet idenë që diaspora të ketë mundësi të votojë në mënyrë elektronike.
None found
Pas debatit për Kodin e ri Zgjedhor dhe mungesës së një qëndrimi të përbashkët mes partive, Snopçe tha se ASH është në favor që mërgata të votojë si elektronikisht, ashtu edhe me postë, por jo përmes tre zonave të veçanta zgjedhore.
Ai theksoi se qëndrimi i tyre është që votuesit nga diaspora të votojnë për qendrat e votimit që lidhen me adresat e tyre në vend. Sipas tij, nuk synohet që të ketë deputetë të veçantë nga diaspora, por që vota e saj të ndikojë te 120 deputetët, në varësi të vendit ku ata jetojnë në vend.
Snopçe shtoi se, nëse regjistrimi i popullsisë lidhet edhe me diasporën, atëherë një qasje e tillë është shumë logjike.
Mes tjerash, ai u shpreh se janë për heqjen e tre zonave zgjedhore, me nga një deputet për diasporën, dhe që votat e mërgatës të ndikojnë drejtpërdrejt te deputetët në Maqedoni./Telegrafi/
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…